VIDEO/ Po zhvillonte një intervistë, gazetarja arabe përplaset në tokë nga shpërthimi në Bejrut

Mediat e huaja vijojnë të publikojnë video të reja të impaktit që ka pasur shpërthimi në Bejrut.

Videoja e radhës e publikuar nga BBC, tregon momentin kur një gazetare përplaset në tokë nga shpërthimi, teksa po realizonte një intervistë në lidhje video.

Gazetarja arabe që i mbijetoi shpërthimit

Gazetarja arabe po intervistonte online me video Faisal Al-Aseel, një menaxhues projektesh në Agjencinë Marokene të Energjisë së Rinovueshme.

Nga vala e madhe e shpërthimit gazetarja u përplas në tokë dhe mbeti e plagosur në kokë, ndërkohë që në kamera shihen copa xhami të thyer.

Ajo rënkon nga dhimbja teksa Al-Aseel bashkë me gruan e tij mbeten të shokuar.