Duket se banorët në një lagje në Tiranë janë lënë në harresë, ku askush nuk merr mbeturinat nga kazanët, ndonëse janë tejmbushur.
Një qytetar, me anë të një videoje ka denoncuar rastin në fjalë në facebookun e ish-kryeministrit Berisha, ku prej katër ditësh, askush nuk kujdeset për ambientin përreth.
Asnjë nuk merr masa për fëmijët që po rriten mes mbetjeve dhe substancave kancerogjene, që përhapen me ajrin dhe ujin çdo ditë në rrugën “Sul Bega”, në Tiranë.