Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Video perverse e mësuesit/Deputeti i PD: Fundi i edukimit, Nikolla të dorëhiqet

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video perverse e mësuesit/Deputeti i PD: Fundi i edukimit, Nikolla të dorëhiqet

Deputeti i Partisë Demokratike “Luçiano Boçi” ka reaguar pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se një video e rëndë qarkullonte në një shkollë të Fushë-Krujës ku shfaqej mësuesi i matematikës. Boçi thotë se ky është fundi i edukimit, duke shprehur neveri për videon, ndërsa kërkon dorëheqjen e Ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Deputeti demokrat shprehet se edukimi në shkollë ka marrë fund sepse i është goditur thelbi i funksionit të mësuesit dhe i shkollës, duke bërë Nikollën përgjegjëse.

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin duke thënë se tek nxënësit qarkullon videoja perverse e mësuesit të matematikës, por se drejtoresha bën presion të mbyllë skandalin.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit

FUNDI I EDUKIMIT
Shokuese videoja e mësuesit të matematikës në shkollën 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë.
Neveria nuk ka fund për ketë skenë.
Një goditje fatale psikologjike për fëmijët, por dhe figurën e mësuesit.
Rast i përsëritur rëndom përgjatë këtyre 5 viteve.
Degradimi dhe çorientimi total i edukimit në shkollat tona, po sjell në frekuencë të shtuar makabritete të tilla.
Më skandalozja është se përgjegjësia mbetet në emra të veçantë, duke i trajtuar rastet si devijanca individuale.
Pa mohuar ketë element, pesha më e madhe e së vërtetës qëndron tek pasiviteti dhe verbëria ministrore.
Edukimi është përmbledhur në një orë formale si dhe në futjen e gupeve që nuk kanë asnjë tagër të imponojnë modele suksesi që nuk përputhen me vlerat, virtytin, të mirën, të vërtetën e të bukurën.
Mësuesi vazhdon të konsiderohet dhe trajtohet nga ministria si një keqbërës potencial dhe është shtyrë pothuaj me përdhunë drejt bjerrjes progresive të vlerave që duhet të mbartë. Pasojat nuk po vonojnë.
Ndërsa nxënësi shihet si një “kalimtar” që pëson çdo idiotësi, qoftë kjo subjektive qoftë kjo “reformatore” ministrore (idiotësi akoma më të mëdha), brenda një sistemi që ka zhdukur keqazi çdo tabu e kufi.
Kjo e ka spostuar në shumë raste tërësisht qendrën e orbitën e orientimit të tij mësimor e psikologjik.
Sigurisht mësuesi shqiptar nuk është as ky e as rastet si ky.
Janë me mijëra të përkushtuarit, të ndershmit e të vërtetët.
Por drejtuesit politikë të shkollave tona janë shumë të ndjeshëm ndaj sjelljes politike te tyre dhe aspak vëzhgues të sjelljes së tyre në klasë.
Stimulojnë paaftësinë, servilizmin militant dhe promovojnë antivlerat e sjelljet asociale.
Nga ana tjetër, mungesa totale e vëmendjes ndaj marrëdhënieve mësues-prindër-nxënës si dhe mungesa e shërbimit psiko-social në shkolla, që mund të parandalojë me sukses çdo abuzivizëm, ka bërë që “çmenduri” të tilla të gjejnë terren e të shtohen.
Shkolla jonë duket se ka pushuar së edukuari. I ka humbur edukatori e i ka mbetur vetëm letërbërësi e transmetuesi i tekstit mësimor. Më mirë të themi:
Edukimi në shkollë ka marrë fund sepse i është goditur thelbi i funksionit të mësuesit dhe i shkollës.
Për këtë ka një përgjegjës.
Është titullari i ministrisë.
Nikolla duhet të dorëhiqet!!!!!

Tags: deputetidorehiqetfundii edukimitmësuesitNikollaPDperverseVideo

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Shkrimtarja rrëfen dashurinë për Edi Ramën: E kisha pedagog, por…

Shkrimtarja rrëfen dashurinë për Edi Ramën: E kisha pedagog, por...

Të korruptuarit/Gjyqtarët dhe prokurorët që u hodhën në plehra

Të korruptuarit/Gjyqtarët dhe prokurorët që u hodhën në plehra

Momente tmerri, shqiptari për pak sa nuk mbyti shokun e skuadrës

Momente tmerri, shqiptari për pak sa nuk mbyti shokun e skuadrës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com