Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

(VIDEO) PD i fut hundët edhe te Teatri, i bashkohet artistëve: Ne luftojmë brenda, ju këtu!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
(VIDEO) PD i fut hundët edhe te Teatri, i bashkohet artistëve: Ne luftojmë brenda, ju këtu!

Partia Demokratike ashtu si në shumë protesta qytetare, edhe kësaj radhe i është bashkuar protestës së artistëve para Kuvendit të cilët kundërshtojnë shembjen me ligj të Teatrit.

Deputetët e opozitës si Jorida Tabaku, Dashamir Shehu i janë bashkuar protestës në mbrojtje të Teatrit, duke iu bërë thirrje që të rezsitojnë ndërsa u kanë premtuar edhe betejën e tyre brenda mureve në Kuvendit.

Në fakt, ajo që është konstatuar së fundmi është se protesta është politizuar në mënyrë të skajshme sidomos me praninë e Lulzim Bashës ditën e djeshme në protestën e artistëve.

Ajo që ka dalë në pah në protestat e shumta antiqeveritare të organizuara nga qytetarët apo shoqëria civile,  është fakti se sapo PD është bërë pjesë e tyre, protestat janë fashitur, siç ishte rastin në protestën e Kukësit kundër takës së rrugës së Kombit.

Megjithatë, Basha është treguar i kujdesshëm duke dërguar dy figura të respektuara në opinionin publik si Jorida Tabaku dhe Dashamir Shehu, pa dërguar pjesën e tij të përlyer.

Siç shihet dhe nga video, në rrugën para Kuvendit ka një masë të madhe njerëzish që mbajnë në duan pankarta “mbroteatrin”. Kur kishte disa minuta që kishte nisur protesta në oborrin e Kuvendit u hodh një tymuese.

Pjesë nga deklaratat e artistëve në protestë/Bujar Asqeriu: Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë, një popull pas histori nuk ka mbrojtje nga arti. Jemi këtu që të ngrihemi mbi mashtrimet e qeveritarëve tanë. Jemi këtu për t’i dhënë në kuptim jetës së çdo shqiptari.

Parlamenti ynë të mendohet mirë para se të votojë këtë ligj, për të kafshuar Teatrin Kombëtar. Kini Kujdes mos luani me artistët, artistë janë njerëzit më të nderuar të kombit. Prandaj kujdes me artistët. Të nderuar deputetë kalojeni këtë nen me shpirt dhe do të kuptoni thellë se nëse votoni këtë ligj do të bëni nja hap të gabuar. Nëse dhëmbët tuaja do të ngulen në atë Teatër nuk do të harrohen kurrë.

Alert Çeloaliaj: Nuk është beteja e fundit, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë, deri në fund me çdo mjet ligjor.  Nëse ky ligj kalon, do të protestojmë më shumë para teatrit, asgjë nuk është e mbyllur asgjë nuk është e prerë. Unë them se  do të mbizotërojë qytetaria në atë sallë sot mbi politikën dhe paratë. U bëj thirrje që të mos votojnë këtë ligj.

Neritan Liçaj: Në respekt të qytetarëve që kanë dal sot këtu me në, në respekt të gjithë qytetarë shqiptarë, po lexoj edhe njëherë peticionin tonë drejtuar krerëve të shtetit dhe trupave diplomatikë në Shqipëri. Ne jemi kundër këtij ligji, jemi kundër shembjes së Teatrit.  Ky projekt ligj vjen në kundërshtim me disa ligje të tjera në Republikën e Shqipërisë. Është rasti i parë që paraqitet një ligj personal. Ky ligj nuk ka referim dhe bazë ligjore, është në kundërshtim me proceduarat e hartimi të ligjit. Kërkojmë kthimin mbrapsht të këtij ligji.

Robert Budina: I bëjmë thirrje Ministres së Kulturës që të tërhiqet se nuk është vonë. U bëj thirrje dhe ju që keni ardhur sot që të ruajmë qytetarinë deri në fund.

Vasjan Lami: Apeli im është shumë i thjeshtë, ti japim fund kësaj loje të shëmtuar. Teatri mund të bëhet shumë mirë aty ku është. Ligji duhet të tërhiqet dhe të hapet një konkurs siç duhet.

Deputetët e PD në protestë/ Më pas në shesh kanë zbritur dhe  dy deputet e PD, Dashamir Shehi dhe Jorida Tabaku, të cilët thanë se  ata janë në mbështetje të tyre dhe do të luftojnë për ta në Kuvend.

Dashamir Shehi: Dua tu falënderoj në emër të Grupit Parlamentar. Debati nuk ka filluar ende se kjo është një   strategji e atyre që ne të lodhemi. Kjo është protesta më e madhe e  shoqërisë, dhe më e bukura. Kanë dal për partinë apo për rrogën ,por sot kjo që keni bërë ju është shumë e rëndësishëm, pasi keni emancipuar  shoqërinë. Kujt i pëlqen liria të qëndrojë këtu, kush është për paratë të shkojë atje  të rreshtohet me ata. Ne tani do të shkojmë aty do të vazhdojmë betejën tonë, po ju them që dhe ju të qëndroni të rezistoni këtu, Ju falnderojë për këtë qëndresë.

Jorida Tabaku: Unë sot këto kartolina” Unë jam Teatri”, do ti vendos në Kuvend. Sot nëse ky ligj do të miratohet shuhet  trashëgimia e qytetit. Ju falënderoj se ju keni qëndruar në shi dhe në diell, keni kenë pak dhe sot jeni shumë. Ne dhe ju nuk do ta lejojmë që  kjo makabritet që i bëhet Edi Ramës. Opozita është gati të ndjek çdo rrugë ligjore brenda dhe jashtë Kuvendit, do ta çojmë këtë çështje deri në Strasburg.

Tags: bashkohet artistëveBrendahundëtkëtuluftojmëPDTeatri

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Next Post
Ju vonohet avioni, apo ju anulohet fluturimi? Tani kompensoheni!

Ju vonohet avioni, apo ju anulohet fluturimi? Tani kompensoheni!

Shqiptarët mes jetës dhe vdekjes: Mos prisni të varrosim njerëz!

Shqiptarët mes jetës dhe vdekjes: Mos prisni të varrosim njerëz!

Ambasadori i “tregon dhëmbët” Xhafajt: Ku i ke “peshqit e mëdhenj”, ç’po bën?

Ambasadori i “tregon dhëmbët” Xhafajt: Ku i ke "peshqit e mëdhenj", ç’po bën?

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com