Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

(Video) Pamje rrëqethëse të viteve ‘90/Kur shqiptarët kacavareshin për t’i shpëtuar mjerimit

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
(Video) Pamje rrëqethëse të viteve ‘90/Kur shqiptarët kacavareshin për t’i shpëtuar mjerimit

3200 shqiptarë u gjendën në korrik të vitit 1990 në Ambasadën e RFGJ në Tiranë. Një kamion i ra murit të pasëm të ambasadës gjermane dhe hyri në oborrin e saj më 2 korrik 1990. Kjo i hapi rrugën shumë të tjerëve, që vërshuan në oborrin e ambasadës përmes murit të ҫarë.

“Kamioni i lirisë”: Kamionin “Skoda” me plot 36 veta e ngiste shoferi Ylli Bodinaku. Ditët qё pasuan pёrmes murit tё hapur u strehuan edhe qindra mijё tё tjerё, qё kёrkonin largimin nga Shqipёria nё shenjё proteste ndaj sistemit totalitar qё nuk lëshonte pe, pavarësisht ndryshimeve tё vrullshme nё mbarë Europёn Lindore.

Brenda një jave numri i shqiptarëve që donin të largoheshin përmes ambasadës gjermane arriti në 3199. Rreth 2000 të tjerë strehoheshin në ambasadat e Italisë, Francës e Greqisë.

Kushtet e jetesës vështirësoheshin për refugjatët në ambasadë, sa më shumë zgjasnin bisedimet e vështira mes qeverisë në Tiranë dhe kancelarive kryesore perëndimore për të marrë lejen e largimit të tyre nga Shqipëria.

Autoritetet shqiptare përpiqeshin me ҫdo kusht të ushtronin presion për të penguar largimin e refugjatëve nga Shqipëria. Pak ditë pas 2 korrikut u ndaluan furnizimet me ushqime dhe u ndrëpre uji për ambasadën.

Gjendja ishte mjaft e rëndë, strukturat higjenik ishin katastrofale, personel mjekësor ndihmës nuk kishte. Punonjësit e ambasadës ndihmonin, kur kishte raste të sëmurësh.

Pas shumë zvarritjesh të qeverisë shqiptare një mjek nga Ministria e Jashtme gjermane, u nis më 4 korrik 1990 për në Tiranë me mision të përkujdesej për shqiptarët në territorin e ambasadës gjermane.

Tirana s‘kish dëgjuar ndonjëherë një brohorimë si ajo e 3199 shqiptarëve në ambasadën gjermane, kur nga ballkoni i godinës ish-ambasadori Ëerner Daum komunikoi lajmin e lejes së udhëtimit më 11 korrik.

Brenda një dite u realizua regjistrimi i të dhënave dhe lëshimi i pasaportave për udhëtimin jashtë vendit të refugjatëve të ambasadave. Natën e 12 korrikut 5200 refugjatët e ambasadave u nisën me autobusë drejt Portit të Durrësit. Kolona e autobusëve kalonte mes kordonit të forcave të rendit. Pas tyre mijëra qytetarë u jepnin në heshtje lamtumirën të afërmve të tyre.

Natën e 12 korrikut u nisën tre tragete nga Porti i Durrësit drejt Brindizit në Itali me 5200 refugjatët e ambasadave. Shërbimi italian e Kryqit të Kuq u kujdes gjatë lundrimit drejt Italisë për trajtimin e refugjatëve, që kishin kaluar gati dy javë të vështira me ushqim minimal.

Tragetet e nisura nga Durrësi zbarkuan më 13 korrik në portin e Brindizit. Pas zbarkimit misionet humatiare si Kryqi i Kuq u kujdesën për gjendjen e refugjatëve dhe trajtimin e tyre.

Pas zbarkimit policia italiane kujdesej për mbajtjen e rregullit. Kryqi i Kuq italian kujdesej për trajtimin me ushqim e veshmbathje të të sapoardhurve nga Shqipëria.

Personat përgjegjës nga pala gjermane dhe italiane organizuan ndarjen strikt të kontingjenteve të refugjatëve mes Italisë dhe Gjermanisë.

Të gjithë ata që i kishte strehuar ambasada italiane duhej të qëndronin në Itali dhe 3200 refugjatët e ambasadës Gjermane duhej të largoheshin nga Italia drejt Gjermanisë.

13.07.1990: “Nuk e harroj çastin kur pashë, se si kaq shumë shumë njerëz vërshuan nga barku i tragetit, e theksoj vërshuan! Tek ata më ra në sy nga njëra anë rraskaptija, por nga ana tjetër edhe gëzimi, ndenja e çlirimit që ata ndodheshin në një tokë, ku ekzistonte liria, ajo që u kishte munguar në vendin e tyre, dhe për të cilën ishin larguar”, kujton Ëaltraud Schröder nga Kryqi i Kuq Gjerman.

Tre tena të shoqërisë federale hekurudhore transportuan nga Brindizi refugjatët për në Gjermani. Trenat kishin në dispozicion të paktën nga një vullnetar të Kryqit të Kuq si dhe një ekip sanitarësh, mjekësh dhe mamish e përkthyesish. Udhëtimi i trenave specialë duhej kooridnuar me qarkullimin e linjave të shërbimit të zakonshëm hekurudhor. Ndaj gjatë rrugës kishte mjaft ndalesa.

Refugjatët do të shpërndaheshin në bazë një numri të caktuar kontingjentesh në lënde të ndryshme të Gjermanisë dhe njoftimet nga Boni i transmetoheshin ekipit të Kryqit të Kuq gjatë udhëtimit me radiomarrëse. Udhëtimi nga Brindizi përmes Zvicrës deri në qytetin më verior të Gjermanisë zgjati rreth 36 orë.

Me të kaluar kufirin nga Zvicra në Gjermani vendosja e refugjatëve me kontigjente të caktuara nëpër qytete përbënte një sfidë tjetër logjistike. Misioni i Kryqit të Kuq mori udhëzim për shkëputjen e vagonëve në qytete të caktuara. Shumë familje u shkëputën padashje, pasi prestarë të tyre ndodheshin të shpërndarë në vagona të ndryshëm. Ribashkimi i familjeve u realizua në javët që pasuan.

Pas vendosjes përkohësisht në kampet pritëse dhe pajisjes me dokumentacionin përkatës refugjatëve të 2 korrikut iu ofruan mundësi për mësimin e gjuhës gjermane, për shkollim e punësim. Sot ata janë integruar në shoqërinë gjermane. Familjet e tyre tashmë jetojnë në brezin e tretë në Gjermani.

Tags: kacavareshinmjerimitpamjerrëqethëseshpëtuarshqiptaretviteve

TË LIDHURA

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret
Aktualitet

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

10:07 | 14/08/2025
Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor
Aktualitet

Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

08:52 | 14/08/2025
Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona
Aktualitet

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Next Post
Kryente raporte seksuale me nxënësit e saj, 15 vite burg mësueses

Kryente raporte seksuale me nxënësit e saj, 15 vite burg mësueses

Nuk paskemi ditur të përdorim antidjersën. Ja në çfarë orari jep rezultat

Nuk paskemi ditur të përdorim antidjersën. Ja në çfarë orari jep rezultat

“Nënë, kam frikë se do vdes…”, mbytje tragjike në Itali

“Nënë, kam frikë se do vdes…”, mbytje tragjike në Itali

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Karta në tryezë, Trump do t’i ofrojë Putinit akses në mineralet e rralla të Ukrainës
Bota

Karta në tryezë, Trump do t’i ofrojë Putinit akses në mineralet e rralla të Ukrainës

by mirseda
10:36 | 14/08/2025
0

Karta në tryezë, Trump do t’i ofrojë Putinit akses në mineralet e rralla të Ukrainës Presidenti amerikan...

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

Kemi identifikuar 137 autorë”, policia bën bilancin e situatës kritike nga zjarret

10:07 | 14/08/2025
Putini s’i trembet kërcënimit të Trump para samitit

Putini s’i trembet kërcënimit të Trump para samitit

09:49 | 14/08/2025
Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë

Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë

08:58 | 14/08/2025
Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

08:52 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com