Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Thumanë dhe Durrës, pas tërmetit 6.4 ballë që goditi vendin ditën e sotme.
Deri në këto momente raportohen për 21 persona të vdekur dhe 600 të plagosur. Lëkundjet kanë vazhduar gjatë gjithë pjesës së ditës, ndërsa më i fundit u regjistrua në 18:15 pasdite.
“U gjetën poshtë tavolinës së bukës”, gazetari përlotet live gjatë raportimit
Lëkundjet e këtij tërmeti janë ndjerë edhe në studion e lajmeve në “News24” teksa gazetarja Nisida Tufa ishte në transmetim live.
“Ergys teksa raporton ka lëkundje të forta. Ndihen edhe në studio, besoj ndihen shumë edhe atje ku ndodhesh edhe ti. Janë të shpeshta në këto momente, edhe pse nuk duam të bëjmë panik, por në fakt frikë shkaktohet”, tha gazetarja teksa lëkundjet vijonin.
Video e siguruar nga BalkanWeb: