Policia e Fierit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, banues në Patos. Ai është Alban Urlateanu, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip “Benz”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
2 armë zjarri pistoletë, 2 krëhëra dhe 2 fishekë.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Sakaq, duke iu referua mbiemrit që ai mban, policia sqaron se:
Albani është martuar me një shtetase rumune dhe ka marrë mbiemrin e bashkëshortes. Mbiemri që ai mban nuk është shqiptar. /Tirana Today/