Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

(VIDEO) Ja si politika rrënoi futbollin shqiptar

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha

Si në diktaturë, ashtu edhe në demokraci, politika nuk ka reshturi së futuri hundët në sportin më popullor në vend, futbollin. Në komunizëm ishin Vllaznia dhe 17 Nëntori (Tirana), ato që pësonin shpesh padrejtësi, në favor të klubit Dinamos (Ministria e Brendshme) dhe Partizanit (Ministria e Mbrojtjes).Sot viktimat janë kryesisht klubet ende të pronësi të bashkive, që bëhen kurban në varësi të përkatësisë politike të drejtuesve vendorë. 

Të gjithë e dinë se Skënderbeu i 8 viteve më parë ishte një projekt sportiv por aq sa edhe politik, ku falë ndërhyrjes skandaloze të pushtetarëve demokratë u manipuluan 2 kampionate.

Me këtë ndërhyrje, PD shpresonte të fitonte bashkinë e Korçës në majin e vitit 2011, edhe pse shumica e korçarëve, dëshmuan se bindjet politike janë shumë të të forta sesa tifozllëku sportiv.Me rritjen e cilësisë në fushë, Skënderbeu nisi të fitonte me meritë, por dëmi ishte bërë, dhe për këtë arsye është penalizuar rëndë nga UEFA.

Mbyllja e djeshme e kampionatit ishte e turpshme. Urdhrat politikë për të shpëtuar Vllazninë, ekipin e bashkisë më të madhe që kontrollohet nga e djathta, nxitën urdhra të tjerë nga e majta për të lejuar fitoren e Kamzës në ndeshjen me Partizanin, për ta degdisur Vllazninë pas shumë vitesh në Kategorinë e Parë.

Një dramë e madhe për një ekip me traditë, të cilën e përjetoi vjet një skuadër po aq me traditë si Tirana. Një dramë sportive, për të cilin shumica e tifozëve bëjnë përgjegjës Bashkinë e Shkodrës, dhe kjo mendohet se do të ketë ndikimin e vet në zgjedhjet lokale të pranverës së vitit të ardhshëm.Nga të gjitha ekipet që mjerisht si çdo fund-sezoni bëhen pjesë e pazareve të ulëta, Skënderbeu kishte më pak luksin të toleronte ndeshjen e djeshme deri në kufijtë e qesharakes, për shkak të dënimit nga UEFA, imazhit të dëmtuar, dhe përgjigjes që po pret nga arbitrazhi në CAS.

Megjithatë, ndërhyrjet kanë qenë si duket shumë të forta. Por në Tiranë, Partizani me drejtor sportiv vëllanë e kryeministrit Edi Rama mendoi të hakmerrej, duke e bërë të pavlefshme maskaradën e djeshme që u pa në Korçë. Në fund ishin lojtarët e Vllaznisë që shpërthyen në lot. Gjithë të tjerët, përfshi kreun e FSHF-së, Armand Duka buzëqeshën. Ndër objektivat kryesore të Dukës në mandatin e tij të ri, ishte rritja e cilësisë së futbollit në vend, dhe rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumeve. Por me shfaqjen e shëmtuar që u pa të mërkurën vështirë se do të arrihet as e para dhe as e dyta.

TIRANA TODAY

Tags: futbollinkryeministripartizanipolitikarrënoishqiptarvllaznia

TË LIDHURA

Sport

Përplasja Ronaldo-Jorge Jesus/ Ylli portugez akuzon trajnerin: E theu fjalën që më kishte dhënë

22:06 | 06/10/2026
Aktualitet

Tragjedi në Itali, vdes 24-vjeçarja shqiptare! Mesazhi prekës i motrës: Do të më mungosh çdo ditë

22:01 | 06/10/2026
Aktualitet

Thirrjet në stadiumin ”Air Albania”: Rama në burg, Berisha në burg

21:58 | 06/10/2026
Next Post
SONY DSC

Njihuni me Thumbelinën, kalin më të vogël në botë

Lirohet nga burgu ish-drejtori i Rrugëve, Andi Toma

Aleksandër Vasi: Komunizmi na “ndoqi” në Greqi edhe përtej viteve ‘90







JU REKOMANDOJMË

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

10:21 | 07/10/2026

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Profil | Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës

by mirseda
10:24 | 07/10/2026
0

07 tetor 2026- Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëveshjeje...

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

10:21 | 07/10/2026

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com