E martë, 27 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

(VIDEO) Ja çfarë fshihet pas raportit Trump-Macron

Vëzhguesit politikë në mbarë botën, janë duke analizuar marrëdhënien shumë të ngushtë mes presidentit amerikan Trump dhe atij francez Macron, gjatë një vizitë 3-ditore shtetërore të këtij të fundit në SHBA. Dhe të dy burrat nuk zhgënjyen.

Ai më pëlqen shumë. Dhe më pas pati një moment të habitshëm. Të ka rënë pak zbokth këtu… Duhet që ta mbajmë në formë të përkryer. Ai është i përkryer”, iu drejtua Trump, Macronit në takimin e fundit.

 Eksperti i gjuhës së trupit, Christopher Ulrich, thotë se këto gjeste flasin shumë.

Është një marrëdhënie e shënuar edhe nga një balancë e fuqive. Ata shkojnë dhe vijnë, duke u përpjekur të fitojnë dominim tek njëri-tjetri. Ne shohim tek 18 sekondat e shtrëngimet të duarve, atë që kemi parë edhe më parë

Historiani politik Matt Dallek, thotë si Trump ashtu edhe Marcon, kanë diçka për të fituar nga kjo marrëdhënie. 

Për Trump kjo rrit staturën e tij politike, në kuptimin që ai është në skenën botërore, me një udhëheqës të ri karizmatik të Francës.  Krahasojeni këtë me marrëdhënien e presidentit amerikan me kancelarin gjermane Angela Merkel, e cila do është sot në Uashington ditën e për një vizitë 1-ditore, dhe me vetëm një takim me Trump. Ftohtësia midis di udhëheqësve gjatë vizitës së saj të fundit marsin e shkuar, ngriti shumë dyshime.  Zonja Merkel po drejtohet nga ai duke i thënë “Donald a doni të shtërngojmë duart”. Por ai nuk duket se e dëgjon. Ai duket shumë i distancuar nga ajo. Dhe në atë moment ne nuk e dimë nësë ai do ta bënte këtë. Kjo është ajo që quhet një “shpatull e ftohtë”.

Dallek, thotë se ky raport mund të jetë për shkak të tyre dallimeve të forta ideologjike.

Merkel mishëron ide të tilla si toleranca ndaj refugjatëve, idenë e kufijve më të hapur, tregtisë së lirë, Bashkimit Evropian, rëndësisë së NATO-s, aleancës transatlantike. Të gjitha këto gjëra Merkel i mbron, dhe i mishëron. Ekspertët, thonë se nuk është e qartë nëse Macron apo Merkel me stilet e tyre të ndryshme, do të jenë në gjendje të bindin Trump të ndryshojë qëndrim mbi çështjet më të rëndësishme, qoftë ajo e tregtisë, ndryshimet klimatike apo marrëveshjen bërthamore të Iranit”, përfundo Dallek.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Procesi i demontimit ende vazhdon

Nga Mentor Kikia Dy zv ministra pozojnë para një makinerie që pret, shkatërron apo demonton, armët e periudhës së komunizmit. Për vite me radhë vazhdojmë...

Meta: Zbrazja e Shqipërisë po kthehet në një fatkeqësi kombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shpopullimin e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan...

Raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit, reagon delegacioni i BE në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka reaguar pas publikimit të raportit final nga ana e OSBE-ODIHR, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas...

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një...

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...