Ivor Weitzer, 30 vjeçari që luan me ekipin e Orijent Rijeka, në kategorinë e tretë në Kroaci është në qendër të vëmendjes mediatike. Ai ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga një distancë 40 metra.
Mesfushori mori përsipër një goditje dënimi. Ai gjuajti nga një distancë prej 40 metrash dhe e ndaloi topin në rrjetën e portierit kundërshtar. Sfera shkoi në trekëndësh duke mos i dhënë mundësi reagimi “gardianit të portës”.
Në fakt, kroati mund të njihet në Shkodër, pasi ka luajtur me skuadrën e Vllaznisë në sezonin 2016-17. Ai luajti në 11 ndeshje, por nuk ia doli të ishte lojtar kryesor. Karriera e tij që nga koha që përfaqësonte fanellën e kuqebluve ka pësuar rënie.