Ai pretendonte të ishte një murg, një njeri i Zotit. Por jeta dhe veprimtaria e tij, ishte shumë më pranë Djallit. Lindi në Siberi, ndërsa që kur ishte i ri, banorët e zonës thoshin se kishte fuqi mbinatyrore. Grigori nisi ta besonte edhe vetë këtë, duke pretenduar se ishte në gjendje të bisedonte me Zotin.
Në adoleshencë nisi shkollën, për t’u bërë murg, por i la studimet në mes, pasi u martua. Pasi mbërriti në Shën Petersburg, nisi të merrej me ritet mistike, të cilat ai pretendonte se shënonin shumë sëmundje. Shumë njerëz, të hipnotizuar prej tij, pretendonin se ishin shëruar. Fama e tij mbërriti deri tek Car Nikolla dhe gruaja e tij Aleksandra.
Të dëshpëruar për të shëruar djalin e tyre nga hemofilia, ata e ftuan Rasputinin në pallat. Ishte viti 1906. Shumë shpejt ai u bë këshilltari kryesor i Carit, dhe dashnor i Careshës. Edhe pse i biri nuk kishte ndonjë përmirësim, Aleksandra refuzoi ta dëbonte murgun djallëzor. Ajo ishte tërësisht e hiptonizuar, dhe e ndërvarur prej tij.
Kur Nikolla shkoi në frontin e luftës, Rasputin ishte de fakto udhëheqësi i vendit. Më 1914, u tentua të vritej. Por edhe pse i plagosur rëndë më thikë, mbijetoi. Vritet më në fund në janarin e 1916-ës pas 3 tentativash të njëpasnjëshme. Në fillim u helmua me cianur, nuk vdiq, u qëllua më thikë, nuk vdiq, dhe në fund u qëllua me pistoletë.