Skuadra e Chelsea ka mundur Red Bull Salzburg me rezultatin 5-3.
Christian Pulisic dhe Ross Barkley ishin lojtarët që mbizotëruan me performancën e tyre fantastike në këtë ndeshje. Por magjinë e vërtetë e solli Pedro, i cili i ka lënë të gjithë tifozët me gojë hapur, me golin e tij spektakolar.
Pedro gjeti rrugën e rrjetës me një goditje me takë, duke shënuar golin e katërt për skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard.
Pavarësisht golit të mrekullueshëm që ai shënoi, ka pasur shumë diskutime nëse Pedro do vijojë të jetë pjesë e Chelsea apo jo, tani që Lampard është në krye të skuadrës.
Nga ana tjetër, ky veprim i sulmuesit Pedro po bën xhiron e botës dhe padiskutim, mund të cilësohet si goli më i bukuri i kësaj vere.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=16&v=frPdF1nrvcE