E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

“Shqiponja e zezë”/ Shkatërrohet banda në Itali, 17 shqiptare të arrestuar

Një bandë kriminale, e drejtuar nga shqiptarë, është shkatërruar nga policia italiane. Kjo organizatë trafikonte kokainë nga Holanda në Romë, ndërsa në pranga kanë përfunduar 17 persona, të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike dhe armësh.

Sipas mediave italiane, operacioni i koduar “Shqiponja e Zezë” është kryer nga skuadra e ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Romës, e koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias. Forcat e rendit kanë kryer një seri kontrollesh në banesa dhe ambiente të tjera të personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, por edhe armësh.

Raportohet se grupi është përgjegjës për trafikimin e tonelatave kokainë nga Holanda në Romë, si dhe në lokalitetet Tor Bela Monaka dhe San Bazilio, ku ndodheshin dhe bazat për ndarjen në doza për tregun kryeqytetas.

Po ashtu, janë sekuestruar 200 kilogramë kokainë, disa pistoleta dhe një armë automatike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës si një mbështetëse "amerikane" e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk...

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë për Studime të Çamërisë

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë. Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në...