Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

(VIDEO) Edicioni i ri me problemet e vjetra, të rinjtë tallen me Panairin e Librit

7 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, TT
(VIDEO) Edicioni i ri me problemet e vjetra, të rinjtë tallen me Panairin e Librit

Prej datës 14 nëntor është hapur Panairi i Librit 2018. Edhe pse ky është edicioni i 21, për të rinjtë ambientet e Panairit, kryesisht shërbejnë si një vend për të kaluar kohën, më shumë se për të blerë libra. Mikrofoni i Tirana Today pyeti disa prej tyre të cilët u shprehën se ndodhen gabimisht te Panairi dhe se nuk kanë aspak për qëllim të blejnë libra. Të pakët janë ata të rinj që kanë vendosur të shpenzojnë për botime.

“Nuk kam blerë për momentin dhe nuk e di nëse do të blejë. Do të shoh deri në fund, para se të iki, nëse bindem për ndonjë botim. Nuk do të harxhoja shumë lekë për të blerë libra.”

“Nuk do të blejë asnjë libër, se nuk kam ardhur për këtë gjë këtu. Na solli shkolla këtu, se të ishte për mua nuk do të vija fare.”

“Kam shpenzuar afro 700 lekë të reja dhe kjo është hera ime e parë te Panairi i Librit këtu në Tiranë. Dhe organizimi më pëlqen, është shumë mirë,”-thotë për Tirana Today një studente nga Kosova.

“Vallaj libri i fundit që kemi lexuar ka qenë abetarja. Ne kemi ardhur për vizitë që nga Kosova dhe nuk kemi asnjë lidhje me Panairin apo me librin.”

Kjo gjë duket se ka shqetësuar dhe vizitorët, të cilët kërkonin të blinin libra, ose të kishin mundësi të flisnin me shkrimtarët e ftuar nëpër stenda.

“Qëlloi që kur erdha unë, ishin dhe një grup nxënësish dhe silleshin sikur e kishin pronën e tyre. Veç për të prishur punë se asgjë nuk lexonin. Rrinin me telefonin në dorë e thjesht pengonin.”

Ndonëse është një edicion i ri, me autorë dhe botime të reja, duket se problemet e Panairit vazhdojnë të jenë të njëjta ndër vite. Veç mungesës së interesit nga ana e të rinjve, vërehet i njëjti organizimin prej vitesh.

“Bukë nuk janë, por avash-avash po shiten dhe librat. Nga një e nga dy. Njerëzit që vijnë këtu kërkojnë të fotografohen, të marrin ndonjë autograf apo thjesht për të bërë pak muhabet. Si organizim kjo është e njëjta gjë prej se e mbaj mend unë. Dhe unë kam që prej vitit 2012 që vij këtu te Panairi. Duhet të dalin nga ato kornizat klasike dhe atyre promovimeve shumë të mërzitshme që të merr gjumi,”-shprehet shkrimtari Albatros Rexhaj.

Ish-zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj ngre shqetësimin e mos leximit nga ana e të rinjve. Ku sipas saj kjo gjë mund të zgjidhet duke u krijuar kurrikula dhe metodizma të reja. Me qëllim nxitjen e fëmijëve për të lexuar.

“Kriza e leximit detyrimisht të bën të mendosh që ka nevojë për disa politika të tjera. Fëmijët jo vetëm të vijnë për të bërë shëtitje, e cila është shumë gjë e mirë. Por, përtej kësaj duhet të krijohen kënde të veçanta, ku fëmijëve t’i mësohet fryma e metodizmit se si duhet lexuar. Unë dje harxhova rreth 3000  lekë të reja. Por, nuk besoj se do të harxhoja më shumë se 10 mijë lekë të reja, sepse të tilla janë mundësitë.”

“Vetë pjesëmarrja e gjerë tregon që njerëzve i mungojnë aktivitete kulturore, duhet të ketë më shumë. Dhe është pozitive që ka kaq shumë të rinj, edhe pse sigurisht që ka nga ata të cilët dalin për të parë njëri-tjetrin,”- thotë për Tirana Today, akademiku Ylli Pango.

Ndërkohë deputeti demokrat Flamur Noka thotë për Tirana Today se botuesit nuk kanë marr ndihmën e nevojshme nga Bashkia e kryeqytetit.

“Unë blej kryesisht librat e miqve të mi, sigurisht që blej dhe botime të tjera. Si organizim është i rregullt, por botuesit shprehen se nuk kanë ndihmë nga Bashkia. Dhe pse nuk është çudi që Bashkia nuk ndihmon. Përderisa atje ka një dylber dhe jo një qytetarë të parë të Tiranës, ndaj më vjen keq.” TIRANA TODAY

Tags: edicioniPanairin e LibritProblemetrinjtëVideovjetra

TË LIDHURA

Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit
Aktualitet

Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit

21:12 | 23/12/2025
Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit
Aktualitet

Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit

20:25 | 23/12/2025
Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë
Aktualitet

Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë

19:53 | 23/12/2025
Next Post
Mediat malazeze zbardhin rrugëkalimin, ja si u arratis Gruevski

Mediat malazeze zbardhin rrugëkalimin, ja si u arratis Gruevski

Gol dhe karton i kuq, Skocia ‘fundos’ kuqezinjtë në Shkodër (Video)

Gol dhe karton i kuq, Skocia ‘fundos’ kuqezinjtë në Shkodër (Video)

Fitore historike/Kosova me 5 yje ndaj Maltës, një pikë larg kualifikimit (Video)

Fitore historike/Kosova me 5 yje ndaj Maltës, një pikë larg kualifikimit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armatosur në Nigeri
Bota

28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armatosur në Nigeri

by mirseda
21:15 | 23/12/2025
0

Një tjetër akt dhune ka tronditur Nigerinë qendrore. Persona të armatosur kanë rrëmbyer 28 udhëtarë myslimanë që...

Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit

Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit

21:12 | 23/12/2025
Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit

Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit

20:25 | 23/12/2025
“Nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit”, Flamur Noka: Kërkojmë qeveri teknike

“Nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit”, Flamur Noka: Kërkojmë qeveri teknike

20:20 | 23/12/2025
Akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual, Russell Brand në telashe të tjera, i shtohen akuzat

Akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual, Russell Brand në telashe të tjera, i shtohen akuzat

19:59 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com