Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë me rezultatin 2:1, me dy gola të shënuar nga shqiptarë Gjerdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, në Zyrih të premten u zhvilluan një sërë festimesh.
Por një gjest i bërë nga një oficer policie atje ka treguar një akt racist. Ai i kërkoi një pasagjereje që të dilte të festonte por flamurin shqiptar duhet ta linte në makinë, ndërsa me vete mund të merrte vetëm flamurin zviceran.
Kjo video shkakton indinjatë tek shumë njerëz.
Disfata e serbëve dhe gëzimi i dyfishtë me shqiponjë i Xhakas dhe Shaqirit, dhënë shumë emocion.
Por pas përfundimit të ndeshjes ka pasur një sërë incidentesh, dhe madje FIFA ka gjobitur dy futbollistë shqiptarë.
Në internet aktualisht qarkullon një video që tregon një polic në Zyrih duke i kërkuar pasagjeres që nëse ka flamur shqiptar ta lërë në makinë. Kur pasagjerja i përgjigjet se është një flamur zviceran, policia thotë: “Ah, më vjen keq, mendova se ishte një flamur shqiptar, mund të festoni me flamurin zviceran”.
“Veprimi racist”
Kjo video shkaktoi indinjatë: “Edhe pse kërkesa e policëve erdhi në funksion të sigurisë, është standard i dyfishtë dhe videoja lë një shije të hidhur”, thotë një komentues.
“Nuk ka kuptim, flamuri shqiptar është problematik, dhe ai i Zvicrës nuk është. Ky është një veprim racist”, shkruan një tjetër.
Në të kundërt, policia e qytetit në Zyrih vlerësoi sjelljen e oficerit të policisë: ” Ishte veprim shembullor”, përgjegjësi i policisë për media Marco Cortesi.
“Pas ndeshjes situata ishte e tensionuar, u hodhën shishe dhe gura nga makinat që kishin flamuj shqiptarë, ne ndërhymë”, thotë Cortesi.
Burimi: 20min.ch
Përshtati: Tirana Today