Sot në orën 17:00 nis sesionin e ri parlamentar. Rendi i seancës së sotme nuk përfshin votimin e asnjë projektligji, veç kalendarit të punimeve trejavore të Kuvendit. Në sesionin që lamë pas, opozita vendosi një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin ku merrte pjesë vetëm në seancat plenare dhe komisionet, ku diskutohej çështja e Teatrit të ri. Do të jetë takimi që Basha do të zhvillojë me grupin parlamentar, ai që do të përcaktojë edhe sjelljen e re të demokratëve në raport me Parlamentin.
Por sot një qytetar me anë të një komenti në “Facebook”, i shkruan Ramës së nëse ligji për Teatrin do të kalojë, Basha do të tërbohet.
“A mendoni se do terbohet shoku Luli nese e miratoni ligjin per shembjen e teatrit.te pakten mbaj ndonje tablet antiterbim te xhepi I vogel ”, i shkruan qytetari Ramës, në postimin e tij të fundit ku njofton për ndërtimin e qendrave shëndetësore.
“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë videoinformacion nga qarku Tiranë të kantiereve të Programit Kombëtar “300 Qendra Shëndetësore”, ju uroj një javë të mbarë ?”, shkruan kryeministri në “Facebook”.