Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku, Erion Veliaj, kanë inspektuar nga afër punimet për rindërtimin në lagjen e re në Ndroq.
Lagjja e re do të jetë gati gjatë vjeshtës, duke iu dhënë mundësinë rreth 350 banorëve që të mblidhen në lagjen qëndrore.
Në moton ‘ska kohë për pushim’, Rama njofton me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, se në lagjen e re do të akomodohen rreth 350 banorë, ku do të kenë shtëpinë e banimit, kopshtin, shkollën dhe një qendër komunitare.
Statusi
Lagja e re në Ndroq, do të jetë gati në vjeshtë, me shtëpitë e banimit, kopshtin, shkollën dhe një qendër komunitare
Pasi humbën shtëpitë e vjetra në pika të largëta e të veçuara, rreth 350 banorë do të mblidhen në këtë lagje qendrore, me akses të shpejtë në shërbime për të gjitha moshat