Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Video/ Deputeti shqiptar përplaset ashpër me Daçiç në parlamentin serb

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Video/ Deputeti shqiptar përplaset ashpër me Daçiç në parlamentin serb

Shefi i grupit të deputetëve Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, ka kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Ivica Daçiçit në krye të parlamentit serb, gjë për të cilën edhe është përplasur në seancë me ish-kryediplomatin serb.

Kamberi ka thënë se kundërshtojnë zgjedhjen e Daçiçit, meqë konsiderojnë se ai i përket një kaste politike që ka nxitur luftëra të përgjakshme në ish-Jugosllavi.

“Në emër të klubit të deputetëve Lugina e Bashkuar dhe të partisë së Aksionit Demokratik nga Sanxhaku, deklarohem kundër kandidatit të propozuar për kryetar të Kuvendit popullor, para së gjithash për shkak se ne nuk jemi konsultuar fare në këtë procedurë dhe as për formimin dhe përbërjen e Qeverisë së re për të cilën po flitet këto ditë, ndërkohë që për këtë më shumë po informohemi nga mediat sesa rrugëve zyrtare të komunikimit institucional.

Kjo është njëra prej arsyeve praktike të kundërshtimit tonë, ndërkaq arsyet politike të refuzimit tonë kanë të bëjnë me faktin se ai i ka takuar një elite politike e cila ka shkaktuar luftëra të përgjakshme në ish-Jugosllavinë, pasojat e të cilave ndihet edhe sot e veçmas ato po reflektohen ende në pozitën e palakmueshme të pakicave nacionale në republikën e Serbisë”, ka thënë Kamberi, raporton Gazeta Express.

Deputeti shqiptar tutje ka thënë se Daçiç në vazhdimësi ka shprehur urrejtje ndaj pakicave dhe se është duke bërë përpjekje për të mohuar krimet e bëra ndaj shqiptarëve.

“… madje duke bërë thirrje që të mos zbulohen varrezat masive të pretenduara në Serbi dhe për këtë shkak ai nuk do ta ketë votën tonë”, ka shtuar tutje Kamberi.

Ai më tej e ka akuzuar Daçiçin se gjatë kohës sa kishte qenë ministër i Brendshëm është angazhuar për zvogëlimin e numrit të shqiptarëve dhe prishjen demografike të shqiptarëve në tri komuna e Luginës.

“Në kohën sa ishte ministër i punëve të brendshme të Serbisë kishte filluar fushata e pasivizimit të vendbanimeve të shqiptarëve të Luginës, me ç’rast në komunat e Luginës së Preshevës – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në komunat e Sanxhakut drejtpërsëdrejti është ndikuar të vijë deri te zvogëlimi i numrit të popullsisë së këtyre pakicave dhe të prishjes së strukturës në përbërjen e popullsisë në dëm të shqiptarëve e myslimanëve, pra të prishjes së strukturës demografike të këtyre komunave”, ka shtuar Shaip Kamberi.

Ndër të tjera Kamberi ka cituar edhe ambasadorin e Gjermanisë në Këshill të Sigurimit i cili ka thënë se Serbia po “shkrep në këmbët e veta”, me fushatën kundër pavarësisë së Kosovës.

Pas këtyre fjalëve të Kamberit s’ka qëndruar pa reaguar Daçiç, i cili ka thënë se Kamberi e kishte shpallur “person të padëshirueshëm” në Bujanoc në kohën sa kishte qenë ministër i Brendshëm.

Ndërkohë, për akuzat rreth prishjes së demografisë së Luginës, Daçiç ka thënë se kishte marrë aksion vetëm për të fshirë, sipas tij, adresat e rrejshme të shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë.

“Sa i përket asaj që tha Kamberi dhe kërkesave të tij, ai më ka shpallur mua të padëshirueshëm për të shkuar në Bujanoc, në kohën kur isha ministër i punëve të brendshme, ndërkohë që atëbotë ishte vrarë një polic. Kaq për këtë. Se a e kam zvogëluar unë numrin e popullatës shqiptare, deri sa isha ministër i policisë, jo unë nuk e kam bërë këtë. Ne kemi ndërmarrë aksion për të shlyer paraqitjet e rreme të vendbanimeve,. Sepse ka patur raste kur në një adresë janë lumëruar/paraqitur deri në 20 persona se banojnë aty”, ka thënë Daçiç.

Tags: ivica dacicparlamenti serbperplasjeShaip kamberi

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
“Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe veten
Rajoni

“Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe veten

21:22 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Next Post
Marrëveshja në Maqedoninë e Veriut/ Rama: Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit

Rama: Meta ka lidhje me Kushtetutën aq sa futbollisti afrikan me ‘Topin e Artë’

Vendi në luftë me COVID-19, Basha bën lëvizjen strategjike

(Emrat) PD zbardh listën zyrtare të kandidatëve për deputetë

Sulmuesi i Real Madrid rrezikon 6 muaj burg

Sulmuesi i Real Madrid rrezikon 6 muaj burg







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

“Mjaft me padrejtësinë, varfërinë dhe pandershmërinë”, Papa u drejtohet të rinjve
Bota

“Mjaft me padrejtësinë, varfërinë dhe pandershmërinë”, Papa u drejtohet të rinjve

by mirseda
09:08 | 20/04/2026
0

Papa Leo XIV u ka drejtuar një thirrje të rinjve gjatë një fjalimi në Faltoren mariane të...

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

09:07 | 20/04/2026
Kërcënimet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, rriten çmimet e naftës pas deklaratës së Trump

Kërcënimet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, rriten çmimet e naftës pas deklaratës së Trump

09:01 | 20/04/2026
Qiratë në rritje të frikshme, a po kthehet strehimi në luks?

Qiratë në rritje të frikshme, a po kthehet strehimi në luks?

08:59 | 20/04/2026
Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

01:12 | 19/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com