E shtunë, 31 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

VIDEO/Bën gjestin e papritur, spikeri ndërpret lajmet se s’ka marrë rrogën

Mos marrja e rrogës ka detyruar një spiker lajmesh që të ndërpresë edicionin, për të shprehur pakënaqësinë. Ky rast ka ndodhur në televizionin KBN në Zambia të Afrikës. Teksa po jepte lajmet e mbrëmjes të së shtunës, spikeri Kabinda Kalimina tha në transmetim të drejtpërdrejtë se ai nuk kishte marë rrogën, dhe se i duhet që të mbante familjen e tij.

“Unë punoj për të dhënë lajmet zonja dhe zotërinj. Ne jemi qenie njerëzore. Duhet të paguhemi”, tha ai, duke shtuar se “nuk kemi marrë rrogën”. Kjo thirrje vlente për të dhe kolegët e tij, të cilët nuk ishin paguar. Pas këtij momenti, reagoi edhe stafi drejtues i televizonit, që sjelljen e spikerit të lajmeve e konsideroi të papranueshme dhe për vetë spikerin tha se ishte në gjendje të dehur. Drejtori ekzekutiv i këtij televizioni, u shpreh se të gjithë ata që kanë pakënaqësi, mund të bëjnë ankesat e tyre.

“Jemi të shokuar me sjelljen në gjendje të dehur të një prej prezantuesve tanë kryesorë, dhe që është bërë virale në mediat sociale”, tha drejtori ekzekutiv i këtij televizioni.

“Sjellja e Kabinda Kalimina nuk na përfaqëson ne si televizion. E dënojmë me forcë këtë sjellje të neveritshme, dhe ftojmë gjithashtu publikun që ta refuzojnë këtë sjellje me përbuzjen që meriton”, thuhet në deklaratë.

Në kundërpërgjigje, vetë spikeri i lajmeve deklaron se ai ka të drejtën për të mbrojtur të drejtat e tij. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka mbrojtur veprimin që bëri duke thënë se “meqenëse shumica e gazetarëve kanë frikë të flasin, nuk do të thotë që gazetarët nuk duhet të flasin”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nxehet situata mes socialistëve/Koçi-Lames: Dikush duhet çuar në SPAK

Pak më herët, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame reagoi pas akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi, se duart...

Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...