Policia franceze ka ushtruar kontrolle në bulevardin Clemenceau në Perpignan, për të arrestuar disa persona, shkruan francebleu.fr.
Xhandarët zbarkuan rreth orës 20 të mbrëmjes së djeshme bulevardin Clemenceau de Perpignan.
Me drita dhe me fenerë ata ushtruan një kontroll të befasishëm në zonë, ku mbi 15 automjete të policisë ishin ndaluar në korsinë e autobusëve.
Ushtria dhe helmetat, të armatosur rëndë , zbarkuan dhe në restorantin Art Tapas, ku të gjithë klientët duhej të paraqisnin kartelën e tyre të identitetit. Një burrë u arrestua në atë moment duke pirë birrë në banak. Xhandarët pastaj kontrolluan një apartament, dhe pastaj disa banesa.
Sipas një burimi të afërt me hetimin, disa persona u arrestuan si pjesë e këtij operacioni.
Thuhet se ishte një goditje e një rrjeti të trafikimit të drogës, ku personat e ndaluar ishin shtetas shqiptarë. Operacioni u kryer nga kompania xhandarmerie Céret. TIRANA TODAY