Presidenti Ilir Meta u ka dërguar një tjetër mesazh palëve politike. Në një konferencë për media, Meta deklaroi se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e 18 tetorit, pasi sipas tij, pa zgjedhje nuk ka demokraci, as drejtësi të pavarur dhe as ndëshkim të politikanëve.
Ai i mëshoi fort faktit se 18 tetori është sfidë për vendin, ndërsa hodhi kunja ndaj palëve politike për pushimet, duke shprehur gatishmërinë për tu ulur në një tryezë. Kreu i Shtetit gjithashtu theksoi se moszgjidhja nuk i shërben vendit.
“Presidenti nuk ka bërë asnjë lloj shkelje të Kushtetutës, por ka qënë shembull i Kushtetutës dhe i parimeve të saj. Çdo përpjekje për të caktuar një datë, për fat të keq një lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme që është 18 tetori. I ftoj të gjithë, por ne aq sa duhet, sidomos mediat të mos bjerë pre e kësaj propagande, por të merren të gjithë me 18 tetorin se ç’do meren me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata që ngelin në klasë për vjeshtë, nuk i meritojnë pushime e gjata. Unë kam qënë i gatshëm ti ndërprisja pushimet e mia. Pikërisht për të zgjidhur këtë situatë, aspak pozitive dhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë”.