Sfida e djeshme në Kupën e Portugalisë Braga-Porto tërhoqi vëmendjen për një episod sa komik aq dhe të çuditshëm.
Pasi u dëmtua mbrojtësi David Karmo dëmtohet rëndë pas përplasjes me lojtarin e Portos Luis Diaz, në fushë futet ambulanca për të transportuar 21-vjeçarin. Por, kur të gjithë prisnin që gjithçka të shkonte pa probleme, ndodhi dhe më e papritura.
Ambulanca mbeti në fushë për shkak të një problemi motorrik dhe lojtarët e të dyja ekipeve u detyruan ta shtynin derisa të largohej nga fusha e Bragës. Kjo vonesë bëri që arbitri i katërt të akordonte 12 minuta shtesë.
Ndeshja mes dy ekipeve më të titulluara në Portugali përfundoi në baraspeshë me rezultatin 1-1.
https://www.youtube.com/watch?v=Ek7PBPyKwyU&ab_channel=PedroFigueiredo