E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Vëzhguesit ndërkombëtarë, “idiotët e dobishëm” që i garantojnë Putinit sundimin

Nga Aliide Naylor “Center for European Policy Analysis”

Rusia pagoi fluturimet me avionë charter të shtetasve të huaj pro-regjimit, të përshkruar si “vëzhgues” të zgjedhjeve, për të certifikuar referendumin e organizuar vitin e kaluar nga presidenti Vladimir Putin, për disa ndryshime në kushtetutë që e lejojnë tashmë atë të qëndrojë në pushtet deri në moshën 84 vjeçare.

Publiku rus ka të ngjarë të mos jetë dakord me faturën e majme për këto fluturime speciale, si dhe akomodimin e “vëzhguesve” verën e vitit të kaluar në Rusi. Kështu mendon Denis Korotkov i“Novaya Gazeta” dhe Qendrës së Dosjeve, të drejtuar nga ish-manjati tashmë në mërgim Mikail Kodorkovski, që javën e kaluar bëri publik identitetin e rreth 60 përfaqësuesve të huaj nga 29 vende, që u sollën në Rusi për ta bërë sadopak të besueshëm referendumin e shumë-diskutueshëm.

Ndërsa Moska ishte mburrur me praninë e vëzhguesve të huaj, autoritetet kanë refuzuar që të bëjnë publike një listë të plotë të të huajve që shkuan në Moskë për të “monitoruar dhe legjitimuar” referendumin kushtetues, në bazë të të cilit Putini mund të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2036, nëse do të rizgjidhet.

Më mesin e “ekspertëve”, figuronin politikanë dhe biznesmenë që u përkasin partive të ekstremit të djathtë në vendet e tyre, por edhe disa personazhe të çuditshëm, si për shembull  një psikoterapist austriak, dhe një grua me një profesion të panjohur nga Uzbekistani.

Lista dominohej nga shtetasit francezë, të pasuar nga serbët. Por aty kishte edhe shtetas nga Letonia, Lituania dhe Armenia. Gazeta opozitare botoi emrat e tyre, së bashku me vendet e caktuara për ta na fluturimet charter.

Grupi ishte në Rusi gjoja për të “vëzhguar” një votim mbarëkombëtar nga datat 21 qershor deri më 1 korrik të vitit të kaluar, edhe pse zyrtarisht votimi nuk ishte as referendum dhe as zgjedhje (teknikisht u cilësuar si  një “Votë me pjesëmarrjen e gjithë rusëve”), çka do të thoshte se vëzhguesit ndërkombëtarë nuk mund të ftohen si vëzhgues zyrtarë të zgjedhjeve.

Prandaj anëtarët e grupit të “vëzhguesve” u cilësuan si “ekspertë”, për të anashkaluar çdo lloj debati, dhe me sa duket ata u përzgjodhën për shkak të simpatisë së tyre ndaj regjimit aktual. Vëzhguesit arritën në përfundimin se votimi ishte e lirë dhe i ndershëm, se nuk kishte ndonjë shkelje serioze përveç disa problemeve të vogla, por ato kishin pasur pak ose aspak ndikim në shprehjen e vullnetit të votuesve.

Ndërsa pati pak komente direkte nga vëzhguesit në media, apo në rrjetet sociale, një ose dy prej tyre bënë komente të përgjithshme. “Rusia të mahnit, me pasurinë dhe thellësinë e historisë së saj, dhe unë mendoj se brezi i ri duhet ta kujtojë, të jetë i vetëdijshëm dhe të reflektojë mbi të”-tha Jasar Ahmadzai nga Instituti Afgan për Paqe.

Diku tjetër, pati akuza të përhapura për manipulim të procesit. Fizikanti Sergei Shpilkin, që ka ndjekur prej vitesh manipulimet zgjedhore në Rusi, vlerësoi se rreth 22 milionë vota ishin të manipuluara, një shifër të cilën ai e përshkroi si “të pashembullt”.

Lexo edhe :   Presidenti Biden mbërrin në Evropë; takime me aleatët dhe Putinin

Janis Kluge i Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, e quajti “thjesht marramendës” manipulimin e  procesit. Kremlini e ka kufizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare të zgjedhjeve në Rusi që nga viti 2000. Gjithsesi, numri i vëzhguesve të përzgjedhur nga Kremlini ka vazhduar të rritet.

Fasada e “monitorimit” të procesit të votimit i jep mundësi qeverisë ruse të pretendojë një farë legjitimiteti në nivel ndërkombëtar. Kremlini i pranon ose jo “vëzhgues” të caktuar në varësi të rreshtimit të tyre politik.

“Ne pamë një listë të plotë me ekspertë të huaj, të cilët u sollën në Rusi për të krijuar imazhin e miratimit ndërkombëtar të procedurave elektorale shumë të diskutueshme”- shkroi Korotkov. Ekstremizmi politik i shumë vëzhguesve, është shumë i dukshëm.

Lexo edhe :   Rusia i shpall "ekstremiste" organizatat e lidhura me Navalnyn

Midis kontigjentit të dërguar në Moskë korrikun e vitit kaluar ishin politikanët francezë të ekstremit të djathtë nga partia Tubimi Kombëar e Marin Lë Pen, të cilët u vendosën kryesisht në Krime.

Përveç anëtarëve të AfD, delegacioni gjerman i ekstremit të djathtë përfshinte Volker Çapke, kreu i një grupi që mbron restaurimin e Prusisë, një shtet i shfuqizuar nga Stalini dhe aleatët e kohës së luftës. Ndërsa qeveria ruse thotë se nuk ishte ajo që e financoi udhëtimin, edhe kompania “Ural Airlines” nuk dha ndonjë detaj nëse po operonte sipas një kontrate qeveritare, është e qartë se dikush pagoi për udhëtimin e tyre.

Udhëtimi me avionin Airbus A321, që e transportoi grupin e vëzhguesve disa në Minsk dhe të tjerët në Moskës, nuk kushton pak. Sidoqoftë, disa nga vëzhguesit ishin anëtarë të Parlamentit Evropian, të cilët janë të detyruar të raportojnë për financimin e palëve të treta të shpenzimeve të tyre të udhëtimit apo akomodimit.

Dhe faturat e tyre treguan gjurmë të qarta të financimit të qeverisë ruse. Sidomos eurodeputeti dhe anëtari i Tubimit Kombëtar në Francë Tiei Mariani, lëshoi një deklaratë që tregon se ishte Dhoma Qytetare Ruse (një institucion i financuar nga shteti, i cilësuar si “një këshill i shoqërisë civile për qeverinë”), ajo që pagoi shpenzimet e tij gjatë udhëtimit. Mariani qëndroi në hotelin “Radisson” në Moskë, dhe në hotelin me 5 yje “Crimea Breeze” në Jaltë, ku mysafirët zakonisht shijojnë pamjen nga deti dhe temperaturat e korrikut që janë mesatarisht 22 gradë Celcius. “Novaya Gazeta” dhe Qendra e Dosjeve, dërguan rreth 50 kërkesa mbi ekspertët që ndodheshin në ato lista, për të konfirmuar se kush saktësisht i ftoi ata, kush pagoi për udhëtimin, dhe nëse kishte kompensim financiar për pjesëmarrjen, por nuk pati asnjë përgjigje.

Ndërsa jo të gjithë “ekspertët” në këtë grup të veçantë monitorimi janë vërtetë ekspertë, disa figura më të njohura politike janë të përfshira në projektet e Kremlinit, sidomos politikanët euroskeptikë të së djathtës ekstreme dhe ekstremit të së majtës të spektrit politik, si Marinë Lë Pen dhe Mateo Salvini në Itali.

burimi:https://cepa.org/russia-explained-putins-useful-idiots

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...