Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Vëzhguesit e BE-së për Kosovën: Zgjedhjet ishin të qeta, por me shumë mangësi

8 vjet ago
in Të Gjitha
Vëzhguesit e BE-së për Kosovën: Zgjedhjet ishin të qeta, por me shumë mangësi

Për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, mund të thuhet lehtë se ishin të qeta. Kjo u pa ditën e votimit por mangësitë mundet që t’i raportojnë vetëm vëzhguesit e BE-së. Zgjedhjet e 11 qershorit  ishin me të vërtetë konkurruese dhe të qeta në pjesën më të madhe të vendit, por ka pasur edhe mangësi të tilla si lista të pasakta të votuesve, mangësi në sistemin e votimit jashtë Kosovës, dhe frikësim të komunitetit serb. Këto janë disa nga vlerësimet paraprake të Misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Shefi i këtij misioni, Alojz Peterle, në një konferencë për mediet tha se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të qeta, dhe se votuesve u janë dhënë informacione mbi subjektet e ndryshme politike.

Megjithatë, shtoi ai, listat e pasakta të votuesve kanë pasur një ndikim negativ, sepse ata ishin të pambrojtur nga “manipulimi, ndërkohë që sistemi i votimit jashtë Kosovës ka pasur shumë mangësi”.

“Këto çështje kërkojnë vullnet dhe angazhim politik në mënyrë që të zbatohen reformat e nevojshme zgjedhore. Në pjesët e Kosovës ku serbët janë shumicë, procesi zgjedhor u pengua përmes frikësimit brenda komunitetit në raport me kandidatët dhe votuesit. Lidhur me incidentet kishte mungesë të reagimit të duhur nga ana e prokurorit dhe policisë që hedh dyshimin për besueshmërinë e procesit demokratik në këto fusha”, tha Peterle.

Ai tha më tej se përveç në zonat me shumicë të popullsisë serbe, fushata zgjedhore ka qenë e qetë, njëjtë edhe dita e zgjedhjeve që ka kaluar qetë pa incidente të mëdha, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Sipas tij, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka punuar në mënyrë transparente, por se ka pasur vonesa në sjelljen e vendimeve, ndërkohë që mediat në përgjithësi kanë raportuar në mënyrë të balancuar, ndërsa Komisioni i Pavarur për Mediat ka qenë pasiv.

Udhëheqësi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Igor Sholtes, mbështeti deklaratën e Misionit vëzhgues të BE-së. Ai vuri në dukje se është dashur të punohet më shumë në drejtim të zbatimit të rekomandimeve nga zgjedhjet e vitit 2014, për shkak, se siç tha, efektet janë ndjerë në listat e zgjedhësve, votimin jashtë vendit, transparencën në financimin e fushatës së subjekteve politike dhe për të siguruar mosndërhyrjen e institucioneve publike dhe shtetërore.

“Dua të theksoj edhe një pyetje, e cila lidhet me frikësimin dhe presionin mbi votuesit në disa pjesë të vendit, që nuk duhet injoruar. Kjo është e papranueshme në një fushatë elektorale dhe ne shpresojmë se do të merren masa të duhura që kjo të mos përsëritet në zgjedhjet e ardhshme në fund të vitit (zgjedhjet lokale)”, tha Sholtes.

Misioni i BE-së kishte shpërndarë rreth 100 vëzhgues në gjithë Kosovën, që vinin nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra. Misioni do të mbetet në Kosovë për të monitoruar procesin në Qendrën për numërim dhe rezultate, si dhe do të monitorojë procesin e zgjidhjes së ankesave dhe parashtresave deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. /AA/

Tags: 11 qershoribekosovemangësiVëzhguesitZgjedhjet

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
“The Godfather” dhe Mafia: Historia “sekrete” e një raporti kontradiktor

“The Godfather” dhe Mafia: Historia “sekrete” e një raporti kontradiktor

Brazili “shpartallon” Australinë me rezultatin 4 me 0

Brazili "shpartallon" Australinë me rezultatin 4 me 0

Tërhiqet Albin Kurti: Nuk i fusim dot në burg Thaçin dhe Veselin

Tërhiqet Albin Kurti: Nuk i fusim dot në burg Thaçin dhe Veselin

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën
Sport

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

by mirseda
22:52 | 13/09/2025
0

Napoli ka mundur 1-3 Fiorentinën në Firenze. Për kampionët e Italisë, belgu De Bruyne dhe Hojlund vendosën...

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

22:43 | 13/09/2025
Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com