Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vettingu i policisë në 3 faza/Xhafaj: Prioritet absolut

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vettingu i policisë në 3 faza/Xhafaj: Prioritet absolut

Ministria e Brendshme ka organizuar një tryezë konsultimi me përfaqësues të legjislativit, agjencive ligjzbatuese dhe shoqërisë civile, për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”.

P/ligji synon të ndërtojë institucione të forta me profesionistë me integritet. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e Policisë janë tre: integriteti, pasuria dhe profesionalizmi. Nisma ligjore u prezantua nga zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili shpjegoi detajet e draftit, përfshirë mënyrën e funksionimit të komisioneve që do të kryejnë Vetting-un.

“Ky model presupozon ndarjen në tre kategori të mëdha dhe zhvillimin e procesit me tre faza. Janë rreth 300 punonjës që kanë funksione me grada të larta që vlerësohen në fazë të parë. Rreth 2500-3000 punonjës me funksione si grada të mesme, që vlerësohen në fazën e dytë dhe rreth 9 mijë punonjës të nivelit zbatues që vlerësohen në fazë të fundit.Presupozohet që në fazën e pare, ata 300 punonjës me grada dhe funksione të larta të vlerësohen nga një Komision i Jashtëm Vlerësimi, i përbërë nga 15 anëtarë me prejardhje të ndryshme. Një herë që mbaron kjo fazë, ky organ, pra komisioni i jashtëm i vlerësimit pushon së egzistuari dhe krijohet një organ i dytë vlerësimi për fazën e dytë, ku përveç 15 anëtarëve të komisionit të fazës së parë, rekurtohen edhe 30 anëtarë, shtesë që janë nga punonjësit të cilët e kanë kaluar vlerësimin me sukses në fazën e parë. Dhe kështu me radhë.

Kur arrijmë te faza e tretë komisioni i fazës së dytë pushon së ekzistuari dhe krijohet një komision tjetër, i madh gjithmonë, me 135 anëtarë, ku 90 anëtarë shtesë, pra 45 të fazës së dytë plus 90 anëtarë shtesë, rekrutohen gjithmonë nga punonjësit që kanë kaluar me sukses vlerësimin në fazën e dytë”, tha zv/ministri Julian Hodaj. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh për rëndësinë e procesit, duke e vënë theksin te paanshmëria e komisioneve të vlerësimit.“Pritshmëria e këtij procesi nuk konsiston vetëm në faktin se disa individë që nuk meritojnë nuk do të jenë më, se sa fakti se ata që janë shumica që do të mbeten në organizatë do të kenë besueshmërinë e nevojshme, por do të kenë edhe motivin e nevojshëm për të shërbyer në përbërje të kësaj organizate në zbatim të Kushtetutës, të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve”, tha ministri Xhafaj. Gazetari Besar Likmeta sugjeroi një fushatë intensive komunikimi, si shoqëruese të procesit të Vetting-ut dhe përfshirjen e shoqërisë civile në monitorimin e jashtëm.“Një nga ato mësimet e mëdha që ne morëm nga procesi i Vetting-ut, ose fillimi i procesit të Vetting-ut në Prokurori dhe Gjykata , që kanë nevojë për një strategji komunikimi të qartë për publikun që duhet të përfshihet, po ashtu edhe për trupën e brendshme që do të jetë pjesë e këtij procesi. Dhe tjetra është, si do të garantohet transparenca. Nëse shoqëria civile duhet të përfshihet është mënyra e vetme që shoqëria civile mund të përfshihet si roje, në rolin e qenit roje, e ëatchdog-ut”, shtoi Likmeta. Sotiraq Hroni, një aktivist prej 2 dekadash si pjesë e shoqërisë civile në fushën e sigurisë e vlerësoi si pozitive nismën.“Unë kam një vlerësim pozitiv me thënë të drejtën dhe në eksperiencën time gati prej dy dekadash në shoqërinë civile, kjo është hera e parë që shikoj një institucion publik të nivelit të lartë, politik-bërës, që është i hapur ndaj evidencave dhe inputeve të ndryshme kanë ardhur nga aktorë të ndryshëm, përfshirë këtu shoqërinë civile. Kjo tregon që është një përpjekje e sinqertë. Ky është reagimi im i parë me kolegët sa e lexova kur mu dërgua nga ministria. Unë kam parë një vlerësim real dhe kur është një vlerësim real është një vlerësim i sinqertë. Dhe duke qenë i sinqertë mund të gjenden zgjidhjet pavarësisht problematikave që mund të ketë”, nënvizoi Hroni.

Pas konsultimit të gjerë publik, projektligji pritet të miratohet në muajin janar 2018 në qeveri dhe më pas të kalojë në Kuvend.

Tags: 3 fazaabsolutpolicisëprioritetVETTINGUXhafaj

TË LIDHURA

Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve
Politikë

Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve

18:12 | 11/09/2025
Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën, rrugë dhe lagje nën pushtetin e ujit
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën, rrugë dhe lagje nën pushtetin e ujit

18:10 | 11/09/2025
Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët
Aktualitet

Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët

17:17 | 11/09/2025
Next Post
Shtohet presioni tek Skënderbeu, pas Jashanicës një tjetër yll drejt largimit

Shtohet presioni tek Skënderbeu, pas Jashanicës një tjetër yll drejt largimit

Opozita ruse: Bojkotoni zgjedhjet presidenciale

Opozita ruse: Bojkotoni zgjedhjet presidenciale

Rusi/Shpërthim në supermarket, 10 të plagosur dhe 50 të evakuuar (Video)

Rusi/Shpërthim në supermarket, 10 të plagosur dhe 50 të evakuuar (Video)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Pas shkeljes së hapësirës ajrore, Polonia dhe Ukraina rrisin bashkëpunimin ushtarak
Bota

Pas shkeljes së hapësirës ajrore, Polonia dhe Ukraina rrisin bashkëpunimin ushtarak

by mirseda
19:51 | 11/09/2025
0

Pas incidentit të rëndë në fillim të kësaj jave, kur të paktën 19 dronë rusë shkelën hapësirën...

Në Francë propozohet ndalimi i TikTok për fëmijët nën 15-vjeç

Në Francë propozohet ndalimi i TikTok për fëmijët nën 15-vjeç

19:43 | 11/09/2025
Përmbytjet masive në Indonezi, shënohen 14 viktima

Përmbytjet masive në Indonezi, shënohen 14 viktima

19:24 | 11/09/2025
Presidenti i Nepalit kërkon t’i japë fund krizës, vazhdojnë konsultimet për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Nepalit kërkon t’i japë fund krizës, vazhdojnë konsultimet për formimin e qeverisë së re

19:21 | 11/09/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë, merren vendime të rëndësishme

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë, merren vendime të rëndësishme

18:26 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com