Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vettingu/ Hakmerren gjyqtarët, asnjë aplikim për organet e reja

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vettingu/ Hakmerren gjyqtarët, asnjë aplikim për organet e reja

Mes anëtarëve të Gjykatave të Apelit duket se ka një pakt të heshtur për të bllokuar zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi, pas ‘djegies’ së disa kolegëve të tyre nga veprimi i ligjit të Vettingut. Mungesa e një kandidati në radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit në rrethe, rrezikon të shtyjë pa afat ngritjen e drejtësisë së re në Shqipëri, duke bllokuar konstituimin e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organe të cilat do t’i hapin rrugën ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Një javë nga rihapja e garës për gjyqtarët të cilët ftohen për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë gjyqësor, asnjë gjyqtar nuk ka aplikuar.

E kontaktuar nga “Report Tv”, administrata e Gjykatës së Lartë, e cila më 22 gusht rihapi garën duke ftuar gjyqtarët të aplikojnë, konfirmon se kur kanë kaluar një javë nga kjo thirrje s’ka asnjë garues. Me anë të thirrjes së bërë më 22 gusht kërkohet një gjyqtar nga Apelet e rretheve që të garojë për t’u bërë pjesë e KLGJ-s, Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili me reformën në drejtësi zëvendëson KLD.

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë nga të cilët 10 janë, ndërsa mungon një, pasi gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva u shkarkua nga Vetting-u duke e lënë vendin vakant. Të drejtën për të garuar si pjesë e KLGJ-së e kanë gjyqtarët e Apelit të Vlorës, Shkodrës, Korçës, Durrësit, ndërsa ata të Tiranës nuk mund të kandidojnë pasi e kanë përfaqësuesin e tyre në këtë këshill. Pak ditë më parë ishte dhe ambasadori në ikje i SHBA-ve, Donald Lu që bëri thirrje gjyqtarëve guximtarë të garojnë për të zhbllokuar reformën me ngritjen e KLGJ-s.

Pavarësisht mesazhit të ambasadorit amerikan, asnjë gjyqtar nuk ka aplikuar për të zhbllokuar reformën në drejtësi në fazën më të rëndësishme të saj, ndërsa më 6 shtator 2018 është afati i fundit i aplikimit për gjyqtarët e apeleve në rrethe,

Alarm dhe frikë

Kohë më parë, disa gjyqtarë të Apelit, gjatë një mbledhje të KLD, bënë thirrje për t’u rebeluar kundër Vetingut. Gjyqtari Astrit Haxhialushi deklaroi se gjyqtarët janë shumë të fiksuar, ndërsa shprehu shqetësimin se sistemi është në rrezik.

Me të vërtet konstatoj, por edhe nga kontaktet që kemi me kolegët, se trupa gjyqësore me të vërtet ndihet totalisht e fyer, por njëkohësisht edhe e frikësuar. Drejtësia është një nga shtyllat themelore të funksionimit të një shteti demokratik. Alarmi i rrezikut të kapjes së sistemit gjyqësor nga politika, përbën rënien e drejtësisë në vend dhe kërcënon parimin e ndarjes së pushteteve pa të cilën shteti i së drejtës nuk mund të ekzistojë.

Tha Haxhialushi

Thirrja për rezistencë  

Anëtari Neritan Cena bëri thirrje për bashkim, rezistencë dhe qëndrim të koordinuar të institucioneve të gjyqësorit ndaj qeverisë “Rama”, duke ndjekur shembullin e Polonisë.

Marr shkas nga deklaratat që bëri z. ministër që, “të shohim, se do vijë koha, do t’i fusim në veting (vetting), a do ta kalojë njëri vetingun apo s’do ta kalojë tjetri vetingun”. Këto janë kërcënime haptazi dhe tentativa për kapje të pushtetit gjyqësor. Prandaj them që unë uroj sinqerisht dhe shpresoj sinqerisht që mos të jetë kjo arsyeja e bërjes së reformës në drejtësi sepse s‟ka më… edhe qytetari i thjeshtë që do vijë të kërkojë drejtësi, s‟ka për ta gjetur më me gjyqtarë të kapur. Thjesht ky është opinioni im. Prandaj them që gjërat vërtet duken shumë serioze. Polonia kishte marrë përmasa vërtet të jashtëzakonshme, gjë e cila edhe neve duhet të bëjmë kujdesin tonë dhe të tregojmë maturinë tonë lidhur me ato vendime që duhet të marrim gjatë veprimtarisë sonë.

Neritan Cena

Meshkujt braktisin Juridikun

Pas nisjes së Vettingut dhe shkarkimit të 21 gjyqtarë e prokurorë për mosjustifikim pasurie dhe kontakte me botën e krimit, meshkujt shqiptarë heqin dorë nga Fakulteti i Juridikut. Këtë konstatim e ka bërë dekani i këtij fakulteti, Artan Hoxha, i cili gjatë një konference për mediet sqaroi se nga 700 fitues, 614 prej tyre janë vajza.

Kemi një fenomen që nuk e kemi verifikuar vitin e shkuar dhe nuk kam të dhëna, por nga 6634 aplikime për 700 vende në Fakultetin e Drejtësisë, 614 janë vajza dhe 86 janë djem. Po na humbasin djemtë në fakultet, drejtësinë po e marrin në dorë femrat.

Artan Hoxha

E nisur nga këto shifra, Hoxha duke u habitur dhe vetë ka bërë një verifikim për statistikat e popullsisë, ku sipas tij raporti është 50 % meshkuj e 50 % femra, por aplikimet në fakultetin Juridik tregojnë se vajzat dominojnë.

Pata një shqetësim dhe u futa në ndarjen e popullsisë meshkuj-femra dhe del që ne jemi aty 2 milion e 800 e ca mijë, gjysma e popullsisë janë femra në raport me meshkujt, të cilët e kalonin me 700 mijë numrin e popullsisë në raport me femrat.

Artan Hoxha 

Ndërkohë, në sistemin aktual të drejtësisë nga afro 880 prokurorë e gjyqtarë vetëm 20 % e tyre janë zonja e zonjusha, ndërsa pjesa tjetër dominohet nga burrat. /shqiptarja.com

 

Tags: gjyqtaretVETTINGU

TË LIDHURA

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik
Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

21:48 | 22/08/2025
Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin
Aktualitet

Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin

20:46 | 22/08/2025
Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike
Analizë

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

19:58 | 22/08/2025
Next Post
Vret fqinjin për vjedhje lekësh, viktimës iu vu eksploziv në 2013

Vret fqinjin për vjedhje lekësh, viktimës iu vu eksploziv në 2013

Lezhë/ Plumba në këmbë e shpatull 35-vjeçarit, gjendet “Benz”-i i djegur

Lezhë/ Plumba në këmbë e shpatull 35-vjeçarit, gjendet "Benz"-i i djegur

Korçë/ Dy javë e vdekur, nisin hetimet për 63-vjeçaren

Korçë/ Dy javë e vdekur, nisin hetimet për 63-vjeçaren

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Vuçiç i fton për debat televiziv, përfaqësuesit e protestuesve: Vizionet tona vetëm kur të shpallë zgjedhje të parakohshme
Bota

Vuçiç i fton për debat televiziv, përfaqësuesit e protestuesve: Vizionet tona vetëm kur të shpallë zgjedhje të parakohshme

by mirseda
22:27 | 22/08/2025
0

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është i gatshëm të ballafaqohet në një debat televiziv me...

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

22:10 | 22/08/2025
Aksident tragjik në New York, viktima nga përplasja e një autobusi turistik

Aksident tragjik në New York, viktima nga përplasja e një autobusi turistik

21:55 | 22/08/2025
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

21:48 | 22/08/2025
Analiza: Evropa kryeson në ndihmën ushtarake për Ukrainën, por a mund ta mbulojë ajo boshllëkun e një SHBA-je që tërhiqet?

Analiza: Evropa kryeson në ndihmën ushtarake për Ukrainën, por a mund ta mbulojë ajo boshllëkun e një SHBA-je që tërhiqet?

21:15 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com