Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19, në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.
Grupi hetimor ka nisur hetimet, ku në fokus janë kushtet që po trajtohen të sëmurët, kartelat e tyre, deklarimet e mjekëve përgjegjës dhe të familjarëve të tyre. Mësohet se Prokuroria ka caktuar dy prokuror për këto dy vetëvrasje, të cilat kanë tronditur opinionin publik.
Prokuroria ka marrë kartelat e 29-vjeçarit i cili u hodh nga kati i tretë, dhe të 65-vjeçarit i cili u hodh nga kati i pestë.
Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje mjekët dhe familjarët e 65-vjeçarit, i cili u hodh mbrëmjen e djeshme nga spitali “Shefqet Ndroqi”.