Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Mat. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se personi i cili dyshohet se është vetëqëlluar, ka humbur jetën në spital.
Bëhet fjalë për 52-vjeçarin me inicialet M.N.
“Rreth orës 15.15, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë shtetasi M.N, rreth 52 vjeç, banues në Klos, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje”.