Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Veriu shqiptar, më i varfëri në Evropë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Veriu shqiptar, më i varfëri në Evropë

Të ardhurat e banorëve të Veriut të Shqipërisë janë vetëm sa 24% e mesatares së shteteve të Bashkimit Evropian (BE), duke e renditur atë në rajonin më të varfër të Evropës. Shifrat janë bërë të ditura së fundmi nga Eurostat në një raport për prodhimin e brendshëm bruto në nivele rajonale dhe i përkasin vitit 2016 dhe janë bazuar në standardet e barazisë së fuqisë blerëse (PPS) në raport me mesataren e 28 vendeve të BE (BE-28 = 100).

Shqipëria është e ndarë në tre rajone, Veriu, Jugu dhe Qendra. Të ardhurat për frymë të Veriut janë vetëm 23.8% të mesatares së BE, shumë më të ulëta sesa rajoni i dytë më i varfër në listë, që është Severozapaden i Bullgarisë, me 29.47%, sipas tabelës së publikuar nga Eurostat dhe të përpunuar nga Monitor.

Rajoni i tretë më i varfër i Europës është Jugu i Shqipërisë, me  29.52% të mesatares së Bashkimit Europian. Më pas renditen Mayotte në Francë (33.27%), dy rajone të Bullgarisë Yuzhen tsentralen (33.53) dhe Severen  tsentralen (33.95).

Qendra e Shqipërisë, ndonëse është më e pasur sesa Veriu dhe Jugu, duke pasur të ardhura për frymë  sa 34.45% e mesatares së BE, sërish është ndër më të varfërat e Europës, duke u renditur e shtata nga fundi. Në fakt, nga 7 rajonet më të varfëra të Europës, 3 prej tyre janë të Shqipërisë.

Si një e tërë, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.

Sipas raportit të Eurostat,  pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme të BE-së mund t’i atribuohen një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore. Këto manifestohen, ndër të tjera, në formën e privimit social, strehimit me cilësi të dobët, kujdesit shëndetësor ose arsim, shkallë më të lartë të papunësisë, ose infrastrukture e papërshtatshme.

Një nga detajet më të habitshme të hartës është prania e xhepave të pasurisë relativisht të lartë që janë të dukshme për pothuajse çdo rajon të kryeqytetit. Kjo është më e lartë në një nga dy rajonet e kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar, Inner London-West, ku të ardhurat për frymë për banor ishin më shumë se gjashtë herë se mesatarja e BE-28 në vitin 2016 (611%). Më pas renditet Luksemburgu (një rajon i vetëm në këtë nivel 258%), Irlanda Jugore dhe Lindore (rajoni i kryeqytetit irlandez, 217%) dhe Rajoni i Brukselit-Bruksel Hoofdstedelijk Gewest (kryeqyteti belg 200%)./Monitor

 

Tags: shqiperiavarferi

TË LIDHURA

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon
Aktualitet

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Next Post
Mjeti del nga rruga, tre të plagosur

Mjeti del nga rruga, tre të plagosur

Dhjetori i dytë vazhdon, për studentët nuk ka ditë pushimi

Dhjetori i dytë vazhdon, për studentët nuk ka ditë pushimi

Zbardhet skandali/Një tjetër ish-ministre e qeverisë akuzohet për plagjiaturë të Doktoraturës

Zbardhet skandali/Një tjetër ish-ministre e qeverisë akuzohet për plagjiaturë të Doktoraturës







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

by mirseda
10:52 | 02/01/2026
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison...

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com