Blutë e Beratit kanë vënë në pranga 30-vjeçar, pasi ka kryer vepra të turpshme me një 17-vjeçare.
Shtetasi D. Begaj, nga Drenovica, “dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me shtetasen D.S, 17-vjeçe, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale: “Vepra të turpshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.