Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Venitja e ëndrrës evropiane në Ballkanin Perëndimor

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Venitja e ëndrrës evropiane në Ballkanin Perëndimor

Nga Ernest Bunguri “EU Observer”

Mund të duket ndoshta traumatike, por askush nuk mund të thotë se vetoja bullgare kundër fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE ishte diçka e papritur për shumëkënd. Kjo pasi shenjat u dhanë të paktën që nga fundi i gushtit nga diplomatët e shteteve të BE-së, që takohen në grupin përkatës të punës të Këshillit të BE-së, komiteti për zgjerimin (COELA), në Bruksel.

Por Gjermania, presidenca në largim e BE-së, tregoi shumë pak sens urgjence në raport me këtë zhvillim. Berlini u soll sikur kancelaria e saj e plotfuqishme, Angela Merkel, do të arrinte një marrëveshje të minutës së fundit, siç e arriti për shembull mbi buxhetin e BE-së dhe mbi masat kundër ndryshimeve klimatike.

Këto ishin çështje të rëndësishme dhe të vështira. Por kur bëhet fjalë për kompleksitetin politik dhe psikologjik, Ballkani Perëndimor është një “ligë” më vete. Identiteti dhe gjuha po vijojnë që të nxisin shumë tensione në rajon, si dikur në gjithë Evropën pas Luftës së Dytë Botërore, kur nisi projekti i BE-së.

“Ne i lamë presidencës portugeze të BE-së disa punë të papërfunduara”- tha Merkel në samitin e e fundvitit të BE-së. Por le të jemi të sinqertë, nëse mosmarrëveshja Bullgari-Maqedoni e Veriut do të ishte i vetmi problem, ai me siguri do të ishte zgjidhur deri tani.

Në fakt, Franca dhe vendet e tjera të BE-së si Danimarka, Holanda dhe Spanja, kanë krijuar për vite me radhë pengesa në rrugën e zgjerimit të unionit. Në letër, procesi i pranimit në BE ka “kriteret e veta të Kopenhagës”, të cilat thonë se kandidatët duhet të zgjidhin problemet e tyre para se t’i bashkohen BE-së.

Mgjithatë në realitet, zgjedhjet kombëtare, madje edhe ambiciet personale të disa udhëheqësve të BE-së, janë bërë një kusht për zgjerimin e bllokut. “Le të fitojmë në fillim zgjedhjet kundër ekstremit të djathtë, ksenofobëve dhe euroskeptikëve, pastaj le të bëjmë zgjerimin”- mendojnë politikanët e BE-së.

“Dhe derisa të mbërrijmë në atë moment le të përdorim një propagandë të frikshme rreth azilkërkuesve ballkanikë, duke e nxirë imazhin e tyre, për t`a bërë veten të dukemi më të bardhë se e bardha”- shtojnë ata. Unë e kam konfirmuar këtë mentalitet kur intervistova kryeministrin shqiptar Edi Rama për gazetën franceze “Libération” në majin e vitit 2017, në mesin e zgjedhjeve presidenciale franceze.

“Edi Rama i ka dhënë fjalën Emanuel Makron, se ai nuk do të flasë për zgjerimin deri në përfundimin e zgjedhjeve në Francë”-më tha në atë kohë një anëtar i kabinetit Rama. Pavarësisht nga nënshtrimi i Ramës, Makron i vuri veton çeljes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetorin e vitit të shkuar.

Dhe si për ta shtuar më tej poshtërimin, Makron e bëri atë ndërsa përdori retorikën e lideres franceze të ekstremit të djathtë Marin Lë Pen, duke pretenduar se disa mijëra azilkërkues shqiptarë përbënin një rrezik për Francën.

Franca dhe Komisioni Evropian, dolën më pas me rregulla të reja të zgjerimit në janarin e këtij viti. Le t’i shohim një moment gjërat nga këndvështrimi i Shkupit. Në fillim, ai priti plot 9 vjet para se Greqia të hiqte veton e saj, për shkak të një mosmarrëveshje të vjetër mbi historinë lokale.

Maqedonasit e Veriut ndryshuan emrin dhe kushtetutën, dhe gjithçka tjetër përveç mos-çrrënjosjes dot të korrupsionit dhe nacionalizmit. Tani, në prag të zgjedhjeve bullgare në muajin mars, Sofja thotë se gjuha dhe etnia maqedonase është false.

Dhe nëse zgjidhet kjo mosmarrëveshje? Epo, vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje edhe në Çeki, Qiprio, Holandë dhe Gjermani. Unë vij nga Shqipëria, dhe më dhemb kur shoh se si ëndrra e BE-së, e cila ka qenë “ylli polar” i rajonit për 30 vjet, po venitet.

Niveli i progresit në Ballkanin Perëndimor që nga luftërat shkatërruese të viteve 1990 ka qenë befasues. Çdo evropian që shkon atje si turist, mund ta shohë këtë me sytë e tij. Është ëndrra e BE-së, ajo që e ka frymëzuar Ballkanin Perëndimor të arrijë këtë nivel, me miliarda euro të taksapaguesve evropianë, të investuara në emër të afrimit me Evropën.

Por rruga nuk është e plotë dhe kohët e fundit ëndrra po bëhet e hidhur. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për hipokrizinë e BE-së, e cila këmbëngul në sundimin e shtetit ligjor, dhe nga ana tjetër kryeministri hungarez Viktor Orban, dhe zëvendëskryeministri polak Jarosllav Kazinski, po e shkatërrojnë shtetin ligjor në vendet e tyre.

Dhe fajtor nuk është komunikimi i dobët publik i Brukselit, pse në Serbi, vend që përfiton përqindjen më të madhe të fondeve nga BE,shumica e serbëve besojnë se Kina, Rusia dhe Turqia bëjnë më shumë për vendin e tyre sesa BE-ja.

Problemi qëndron tek qëndrimi më i thellë i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, duke e trajtua rajonin si një të huaj, si një mbajtës të biletave të klasit të dytë. Unë jam thjesht një gazetar, dhe puna ime nuk është të parashikoj se çfarë do të ndodhë më pas në rajon, nëse BE vazhdon me këtë sjellje.

Por për mua, është absurde që Ballkani Perëndimor të trajtohet nga Brukseli në këtë mënyrë. Si mund të jemi ne të huaj, kur ndajmë të njëjtën histori, kulturë dhe gjeografi, ku Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga vendet e BE-së?

Jam i pikëlluar që pas çdo vetoje të re, dhe çdo zemërim të ri hungarez ose polak, modeli evropian shkëlqen gjithnjë e më pak. Prandaj, le të mos presim që administrata e re amerikane e presidentit të zgjedhur Xho Bajden të ndërhyjë dhe të përpiqet t’i rregullojë gjërat që kemi thyer ose lënë pas dore.

Le të mos numërojmë vetëm takimet e bisedimeve të normalizimit Kosovë-Serbi, megjithëse sa më shumë prej tyre të kemi, gjërat bëhen më mirë, edhe pse bisedimet nuk shkojnë askund. Dhe le të mos shpresojmë as në ndonjë mrekulli të minutës së fundit, siç bëri Gjermania me Bullgarinë.

Përkundrazi, le të bëjmë që ëndrra evropiane të shndërrisë sërish. Evropa mund të jetë e fortë. Ajo mund t’i ndalë armiqtë e vlerave evropiane, të ngrihet mbi politikën kombëtare, dhe t’i japë fund shantazhit të vetove. Por edhe udhëheqësit dhe qytetarët e BE-së, duhet gjithashtu të kuptojnë se nuk ka një Evropë të bashkuar, për sa kohë që ka një vrimë në hartën e saj në formën e Ballkanit Perëndimor.

Burimi i lajmit: https://euobserver.com/opinion/150405

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Ballkani Perëndimorbeendrra evropianevenitje

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…
Rajoni

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës
Rajoni

Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës

09:16 | 23/01/2026
Next Post
Meta thirrje qeverisë: Hiqni dorë për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Vjosa

Meta thirrje qeverisë: Hiqni dorë për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Vjosa

Foto/ Mjekja shqiptare në SHBA bën vaksinën ndaj Covid-19

Foto/ Mjekja shqiptare në SHBA bën vaksinën ndaj Covid-19

Reja ‘vulosi’ fitoren e Klopit/ Si votoi Shqipëria për çmimet “The Best”

Reja 'vulosi' fitoren e Klopit/ Si votoi Shqipëria për çmimet “The Best”







JU REKOMANDOJMË

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Greva e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut rrezikon qarkullimin e mallrave në Ballkan
Aktualitet

Greva e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut rrezikon qarkullimin e mallrave në Ballkan

by mirseda
12:36 | 26/01/2026
0

Pavarësisht grevës së njoftuar nga shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut për pezullimin e qarkullimit të...

Gjykata e Apelit vendos këtë të hënë për kryebashkiakun socialist

Gjykata e Apelit vendos këtë të hënë për kryebashkiakun socialist

12:02 | 26/01/2026
Veliaj kërkon lirinë, Mbledhja e Gjyqtarëve shqyrton kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës

Veliaj kërkon lirinë, Mbledhja e Gjyqtarëve shqyrton kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës

11:58 | 26/01/2026
Artan Hoxha paraqitet të SPAK, dorëzon audio-përgjimin original për “21 Janarin”

Artan Hoxha paraqitet të SPAK, dorëzon audio-përgjimin original për “21 Janarin”

11:56 | 26/01/2026
Rruga e rrezikshme e Luzit çon banorët në protestë: Çdo ditë kalojmë me frikë në trotuare

Rruga e rrezikshme e Luzit çon banorët në protestë: Çdo ditë kalojmë me frikë në trotuare

11:20 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com