E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Meta thirrje qeverisë: Hiqni dorë për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Vjosa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të “EcoAlbania”, “Riverëatch” dhe “EuroNatur”, si dhe të grupeve të shkencëtarëve e ambientalisëve, vendas e të huaj, për shpalljen Park Kombëtar të të gjithë luginës së lumit Vjosa.

Por, Meta ngre shqetësimin se pjesa më e madhe e Lumit të Vjosës po lihet jashtë statusit ” Zonë e Mbrojtur”.

Kreu i Shtetit, i bën thirrje qeverisë për t’u tërhequr nga çdo projekt që parashikon ndërtim të HEC-eve mbi lumin Vjosa.

Postimi i Metës në Facebook

Mbështes plotësisht deklaratën e përbashkët të “EcoAlbania”, “Riverwatch” dhe “EuroNatur”, si dhe të grupeve të shkencëtarëve e ambientalisëve, vendas e të huaj, për shpalljen Park Kombëtar të të gjithë luginës së lumit Vjosa.

Ndaj të njëjtin shqetësim, se përkundër deklaratave publike të Kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë, situata në realitet po shkon në drejtim të kundërt, pasi vetëm për pjesën e sipërme të Vjosës është planifikuar shpallja e zonës si kategori “Peizazh i Mbrojtur”, ndërsa në rrjedhën e mesme dhe të poshtme nuk është parashikuar asnjë status mbrojtjeje.

Ky plan jo vetëm që përjashton pjesët më me vlerë të sistemit lumor, por gjithashtu do ta linte të pambrojtur zonën në të cilën parashikohen digat e Kalivaçit dhe Poçemit.

Përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë, për të dëgjuar zërin e komunitetit, të shoqërisë civile, aktivistëve të mjedisit, të botës akademike, universitare dhe personaliteteve shqiptare e të BE-së, për t’u tërhequr nga çdo projekt që parashikon ndërtim të HEC-eve mbi lumin Vjosa.

Duke e falënderuar sërish Presidenten në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani për solidarizimin me këtë kauzë, shpreh vullnetin për të vijuar të gjithë së bashku përpjekjet tona për të mos lejuar, me mjete demokratike, çdo vendimmarrje politike në kundërshtim me interesin publik, që synon shkatërrimin e kësaj parajse natyrore dhe njerëzore, si lumi Vjosa.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...