Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim, për varrezat në Dropull të ushtarëve të rënë në lutën italo-greke. Sipas këtij vendimi, vendprehja e ushtarëve do të marrë statusin “varreza historike”. Por, ajo që bie në sy vendimi i marrë mban firmën e zëvendëskryeministres Senida Mesi, edhe pse shkruhet në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama.
Mesa duket vetë Rama nuk ka dashur të firmosë një dokument të tillë, pas ai është akuzuar shpesh nga qeveria greke, po ashku dhe vetë Rama nuk i ka kursyer akuzat e fundit në drejtim të saj. Por, vlen të theksojmë se ky vendim është marrë pas bisedimeve dy ditore të zhvilluara në Kretë midis ministrit të Jashtëm të vendit tonë Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikola Kotzias.
Në vendimin e marrë nga Këshilli i ministrave në Shqipëri shkruhet:
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr.115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 3/ç, të ligjit nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave”, thuhet në vendimin e qeverisë.Ndërsa, nga ana tjetër është bërë e ditur se bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë do të kalojnë në një fazë të dytë, ku takimi i ardhshëm mes ministrave të jashtëm të të dy shteteve pritet të mbahet në muajin janar në Korçë.
Pra mund të themi se qeveria shqiptare bëri lëvizjen e parë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë. Kështu, lidhur me çështjen e varrezave një tjetër vendim ishte marrë nga Këshilli i Ministrave, më 13 dhjetor. Ky kusht ka qenë ndër kryesoret që ka vendosur gati çdo qeveri greke në bisedimet greko-shqiptare.
Ministrat e jashtëm të Greqisë e Shqipërisë, Kotzias e Bushati përfunduan takimin treditor në Kretë në fillim të muajit nëntor, pra para një muaji.
Në përfundim të takimit ata hartuan një deklaratë të përbashkët, ku flitet me terma të përgjithshëm se është bërë një punë esenciale në drejtim të zgjidhjes së problemeve të hapura dypalëshe.Në deklaratë nuk flitet konkretisht mbi çështjet e debatueshme që karakterizojnë marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës, por vetëm thuhet se takimi i Kretës ishte një hap i rëndësishëm përpara.
Ndërkohë, të dy ministrat kanë rënë dakord për një takim tjetër, me format të ngjashëm, që do të mbahet muajt e ardhshëm në Shqipëri. TIRANA TODAY