Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Vendimi, sa duhet të jetë mesatarja për pranimet në universitetet publike

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Vendimi, sa duhet të jetë mesatarja për pranimet në universitetet publike

Të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në një prej institucioneve të arsimit të lartë në vend për vitin akademik 2018-2019, për nivelin bachelor duhet të kenë një mesatare mbi 6-të. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave në të cilin përcaktohet qartë mënyra e përllogaritjes së notës mesatare. “Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim”,-theksohet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare. Në këtë të fundit bëhet me dije se për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019, të jetë nota 6 (gjashtë).

Ndërkohë nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve: mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë si dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Ashtu siç është deklaruar edhe më parë nga Ministria e Arsimit, për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2018–2019, nota mesatare e përllogaritur, sipas këtij vendimi, të jetë nota 7. Ndërkaq, programet e studimit të fushës së mësuesisë janë të paracaktuara e nota mesatare për pranimin në programet e mësuesisë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve në këtë vendim.

Programet profesionale
Në vendimin e Këshillit të Ministrave theksohet, gjithashtu, se kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në vendim. “Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe njësitë arsimore vendore janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore”,-thuhet në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë procedurat për njëvlershmërinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, dhe përllogaritja e notës mesatare për këta kandidatë do të kryhen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Më tej në vendim bëhet me dije se në rastet kur nuk aplikohen provimet e Maturës Shtetërore, komisioni përkatës përcakton mënyrën e përllogaritjes së notës mesatare. Ky komision ka për detyrë të dërgojë të dhënat te njësia arsimore përkatëse.

Nota mesatare sipas programeve

-Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019, të jetë nota 6 (gjashtë) 
-Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2018–2019, nota mesatare e përllogaritur, sipas këtij vendimi, të jetë nota 7 (shtatë)
– Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në pikën 2, të këtij vendimi.
– Në rastet kur nuk aplikohen provimet e Maturës Shtetërore, komisioni përkatës përcakton mënyrën e përllogaritjes së notës mesatare. Komisioni përkatës dërgon të dhënat te njësia arsimore përkatëse. Gsh.al

TË LIDHURA

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare
Aktualitet

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

15:47 | 12/07/2025
Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic
Aktualitet

Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

15:34 | 12/07/2025
Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!
Aktualitet

Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

15:01 | 12/07/2025
Next Post
Zbardhet dokumenti/Ja pse UEFA dënoi Tiranën dhe FSHF-në

Zbardhet dokumenti/Ja pse UEFA dënoi Tiranën dhe FSHF-në

Foto/ “Gladiatori im uli mburojen nisi fluturimin”, babai përlot: Të dua biri im

Foto/ “Gladiatori im uli mburojen nisi fluturimin”, babai përlot: Të dua biri im

Kampioni Ilir Latifi zbarkon në Tiranë, ja fjalët e para të tij

Kampioni Ilir Latifi zbarkon në Tiranë, ja fjalët e para të tij

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Kosovo

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

by mirseda
16:41 | 12/07/2025
0

Në paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit me thirrjet për...

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

15:47 | 12/07/2025
Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

15:34 | 12/07/2025
Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

15:14 | 12/07/2025
Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

15:01 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com