E enjte, 5 Gusht, 2021
21.5 C
Tirana

Kampioni Ilir Latifi zbarkon në Tiranë, ja fjalët e para të tij

Kampioni shqiptarë i peshave të rënda në Suedi në Artet Marciale Mikse, Ilir Latifi zbarkoi në Shqipëri për një turne promovues të kësaj disipline. Latifi ka lindur në Malmo të Suedisë, por është me origjinë nga Kosova dhe fama e tij tashmë është botërore duke u renditur në luftëtarët më të fortë të UFC-së.

“E ndjej veten shumë mirë që kam ardhur në Shqipëri të takoj fansat dhe popullin tim”, shprehet Latifi. Që prej muajit shkurt të këtij viti Ilir Larifi mban vendin e 5 në renditjen e peshave gjysmë të rënda në divizionin UFC. Ngjitja e tij drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë.


“Ka qenë një rrugë shumë e vështirë, tani jemi në nivele të larta, por do të punoj edhe më shumë për ta marrë titullin më të rëndësishëm”, thotë Latifi. Si pjesë e aktiviteteve dhe promovimit të sportit me mbështetjen e bashkisë Tiranë, Latifi do të jetë për pak orë në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Luftëtari i vetëm shqiptar në UFC, numëron 20 ndeshje si profesionist, nga të cilat 14 i ka fituar bindshëm.

Lexo edhe :   Biznesmeni plagos 22-vjeçarin, i kërcënoi punonjësen e dyqanit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave...

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

Nga: Lorenc Vangjeli Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik...

Moti bën kthesën e madhe, nesër priten reshje shiu

Nga nesër, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti...

Sa na kushton një zjarrvënie!

Nga: Dritan Hila Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton...

Ekstradohet nga Greqia ish-anëtari i bandës së Cerrikut

Një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut është ekstraduar nga Greqia. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi i shtetasit Bashkim Buzani, 50-vjeç. Ky...