E hënë, 26 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Foto/ “Gladiatori im uli mburojen nisi fluturimin”, babai përlot: Të dua biri im

I vogli Alfie Evans pas një vuajtje te gjate me së fundmi nuk duroi dot me dhe mbylli sytë. Lajmin e hidhur e kane dhënë prinderit e të voglit me një postim në Facebook. Gjykatësit britanikë kishin ndaluar transferimin e vogëlushit në Itali pavarësisht se ai kishte marrë nënshtetësinë italiane.

’Gladiatori im- ka shkruar babai në rrjetin social, uli mburojën dhe nisi fluturimin në orën 2.30 minuta. Jam i dëshpëruar. Të dua djali im’.

‘Engjëlli jonë mbylli sytë rreth orës 2.30 . Zemrat tona janë të copëtuara. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen’, ka shkruar nëna e vogëlushit, Kate James në profilin Facebook.

Dhimbja është e madhe, zemra të coptura dhe lotët vëshirë se ndali, por tashmë ai iku edhe se luftoi gjate nuk ja doli.

Pak momente se te mbyllte syte halla e të voglit kishte bërë një apel te fundit ku kishte kërkuar ‘lutje’ dhe ‘100 frymëmarrje të thella për luftëtarin tonë’. Një sinjal për fëmijët, pas një tjetër dite të kaluar në pritje të transferimit në Itali, që i kishte nisur një tjetër krizë e shkaktuar nga shkëputja e aparaturave.

Pas vdekjes së të voglit, mjekët e Liverpool e kanë cilësuar këtë çështje si një ‘udhëtim shkatërrues’. ’Duam tu shprehim ngushëllimet tona më të thella famljes së Alfie në këtë moment dhimbjeje të papërshkruar. Ishte një udhëtim shkatërrues për ta. Tani kërkojmë të respektohet privatësia e tyre dhe privatësia e stafit të Alder Hey’.
Rasti i Alfie Evans zgjoi kureshtjen e gjithë botës, teksa mjekët britanikë vendosën t’i fikin pajisjet që e mbanin në jetë, me pretendimin se djali i vogël nuk kishte shpresa për të mbijetuar.

Edhe Papa Françesku ka ndërhyrë dhe ka kërkuar të dëgjohen lutjet e prindërve. Ndërkohë, qindra britanikë qëndronin në dyert e spitalit ku tentuan të hyjnë me forcë për të mos lejuar që fëmijës t’i hiqeshin aparaturat.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tokio/ 13 vjeçarja japoneze fiton medaljen e arit në ‘skateboard’ për femra

Ari i parë olimpik në ‘skateboard’ për femra iu dha 13-vjeçaries japoneze Momiji Nishiya në eventin në dëborë në Ariake Sports Park. Nishiya shënoi 15.26...

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Meta firmos dekretin për gjyqtarin Artur Kalaja

Nga dita e sotme, Gjykata e Lartë përbëhet nga 8 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e gjyqtarit Artur...

Merkato/ Juventusi do lojtarin e Junajtidit, vlen 50 milion

Juventusi ka nevojë për një sulmues, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Kristiano Ronaldon, prandaj vëmendja kthehet te flaka e vjetër, tek një...

Drejt vaksinimit të detyrueshëm? Çfarë vendimi është marrë për shkollat

Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka dhënë komentin e saj se si mund të procedohet...

San Diego/ Leopardi i dëborës, pozitiv me Cov*d-19, izolohet me ‘partneren’

Ramil, një leopard i rrallë dëbore, u infektua me koronavirusin në kopshtin zoologjik të San Diegos në Kaliforni. E njëjta strukturë bëri të ditur,...