Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vendimi i papritur i Bashës: Propozoj djegien e mandateve!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vendimi i papritur i Bashës: Propozoj djegien e mandateve!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se i ka propozuar grupit parlamentar të PD-së djegien e mandateve. Pas protestës së organizuar nga opozita ditën e djeshme, duket se kryedemokrati ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm. Ai tha në deklaratën për media se do ti propozojë grupit parlamentar, që të marrin vendimin për të djegur mandatet.

“Edi Rama nuk pranoi të dëgjojë mesazhin e sovranit. Qytetarët kërkojnë zgjidhje, rrugëdalje dhe ndryshim. Ju kërkoni një qeveri të zgjedhur nga vota dhe vullneti juaj dhe jo një qeveri të zgjedhur nga krimi dhe hajdutët e oligarkisë.

Ju kërkoni një Parlament që zgjidh hallet tuaja, dhe jo një Parlament të dalë nga votat e blera me paratë e krimit të organizuar, dhe që noterizon vjedhjet e një kryeministri të kapur në flagrancë. Ju kërkoni një qeveri legjitime që u jep llogari qytetarëve, në vend që ti fyejë dhe poshtërojë pasi i ka vjedhur.

Ju kërkoni dhe prisni që ne ti prijmë ndryshimit. Ne kemi ndjekur të gjithë rrugët institucionale për të mbrojtur demokracinë, dhe interesin e qytetarëve. Por përballë nuk kemi një parti politike, nuk kemi një kryeministër dhe një qeveri politike të zgjedhur nga qytetarët. Përballë kemi një bandë që ka ardhur në pushtet nga bashkëpunimi me bandat e qeverisë, për llogari të krimit.

Unë e kam dëgjuar dhe kuptuar shumë qartë mesazhin tuaj me pjesëmarrjen dhe bashkimin me protestën më të madhe që ka pasur vendi. Mesazhi juaj është i qartë, kështu nuk vazhdohet.

Kupa është mbushur dhe është derdhur. Thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi fasadë e një Parlamenti të dalë nga zgjedhje që i ka diktuar krimi i organizuar. Mbështetja juaj e dëshmuar dje mori përmasat e një referendumi për zgjidhjen politike të ofruar nga opozita.

Ndaj unë jam sot këtu për t’iu thënë se kam lexuar vullnetin tuaj. Kam vendosur ti propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimmarrëse të Partisë Demokratike djegien e mandateve parlamentare në mbështetje të qëllimit, të aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare, europiane dhe e pandalshme; mbrojtjen e demokracisë dhe shtetin e së drejtës. Shqipërinë si gjithë Europa, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, Parlament të popullit dhe jo të krimit”.

 

Tags: bashadjegia mandateveprotesta

TË LIDHURA

“Duan “t’ia hedhin çelësat në det”, s’kanë asnjë provë për Ergys Agasin”, avokati Maks Haxhia
Aktualitet

“Duan “t’ia hedhin çelësat në det”, s’kanë asnjë provë për Ergys Agasin”, avokati Maks Haxhia

15:07 | 13/01/2026
Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit! Kontrolle intensive e postblloqe edhe në hyrje-dalje të Tiranës

14:58 | 13/01/2026
I dënuari Altin Ndoci u arratis nga spitali gjatë mjekimit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Plan i mirëorganizuar për arratisjen? Altin Ndoci u prit nga një “Audi” i bardhë jashtë spitalit,

14:47 | 13/01/2026
Next Post
Liverpool pret Bayernin, Klopp shpalos strategjinë për të eliminuar gjermanët

Liverpool pret Bayernin, Klopp shpalos strategjinë për të eliminuar gjermanët

S’ka më sekrete, ja me kë u takua Grida Duma për Shën Valentin

S’ka më sekrete, ja me kë u takua Grida Duma për Shën Valentin

“Gjykon një femër me këmbë të zbuluara”, Irani merr vendimin e pazakontë

“Gjykon një femër me këmbë të zbuluara”, Irani merr vendimin e pazakontë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

“Duan “t’ia hedhin çelësat në det”, s’kanë asnjë provë për Ergys Agasin”, avokati Maks Haxhia
Aktualitet

“Duan “t’ia hedhin çelësat në det”, s’kanë asnjë provë për Ergys Agasin”, avokati Maks Haxhia

by mirseda
15:07 | 13/01/2026
0

Avokati Maks Haxhiaj ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të klientit të tij, Ergys Agasit, në tenderat e...

Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri

Arratisja e Altin Ndocit! Kontrolle intensive e postblloqe edhe në hyrje-dalje të Tiranës

14:58 | 13/01/2026
I dënuari Altin Ndoci u arratis nga spitali gjatë mjekimit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve

Plan i mirëorganizuar për arratisjen? Altin Ndoci u prit nga një “Audi” i bardhë jashtë spitalit,

14:47 | 13/01/2026
Punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë, kërkesat

Punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë, kërkesat

14:26 | 13/01/2026
“Deshi të vrasë vëllanë tim”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin

“Deshi të vrasë vëllanë tim”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin

14:22 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com