Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vendimet Rama-Haradinaj: Hiqen kontrollet në kufi me Kosovën, bashkim doganor në Durrës

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, Video Galeri
Vendimet Rama-Haradinaj: Hiqen kontrollet në kufi me Kosovën, bashkim doganor në Durrës

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë dalë në një konferencë për shtyp, pas takimit të tyre.

Gjatë kësaj konference, kryeministri Rama bëri me dija tre pika të rëndësishme të vendosura mes dy qeverive.

Ai njoftoi se mes dy shteteve është rënë dakord që të hiqen kontrollet në kufi dhe t’u mundësohet lëvizje e lirë shqiptarëve. Rama shtoi se kontrollet nuk do të zhduken, por theksoi se do të jenë shumë të rralla.

Një pikë tjetër e rëndësishme e dakordësuar mes dy kryeministrave, ishte bashkimi doganor në portin e Durrësit, pasi kryeministri shqiptar tha se është e padrejtë që ndërmarrjet që çojnë mall në Kosovë të kontrollohen dy herë.

Një tjetër pikë e rëndësishme që kryeministri Rama njoftoi, është shkrirja e selive konsullore, për të shmangur shpenzimet e tepërta.

Ndër të tjera, Rama tha se Shqipëria ka qenë mjaft e angazhuar, por do të bëjë më të mirën të mundshme për njohjen e Kosovës.

KONFERENCA, fjala e Ramës:

Sot kemi rënë dakord për ta vendosur fokusin në fushat ku ka nisur një proces, por ku progresi ka qenë larg të qenit i mjaftueshëm. Së pari për shtetasit që punojnë, jetojnë në dy anët e kufirit. Çka nënkupton më të thjeshtën: lëvizjen e lirë në kufi, ku qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës ndeshen me një mur absurd dhe këtë mur ne duam bashkarisht ta shembim për të filluar vitin e ardhshëm me një kufi simetrik në ngjashmëri me kufijtë e vendeve evropianë, një kufi evropian për Shqipërinë dhe Kosovën. Nuk do hiqen për fare kontrolle, por do të jenë shumë të rralla.

Po ashtu ekuivalentimin e diplomave dhe aksesimin në tregun e punës.

Kemi një dakordësi të plotë që unifikimi i tregut tonë duhet t’i paraprijë si model unifikimit të tregut rajonal. Dua të nënvizoj se Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjithë mundësitë të jenë modeli që i paraprin me shembullin e vet krijimit të zonës ekonomike rajonale.

Sot kemi dakordësuar që ta mbyllim një proces të mirëstudiar të bashkimit doganor në portin e Durrësit, i cili nuk është vetëm i Shqipërisë zyrtare, por edhe i shqiptarëve të Kosovës.

Është e padrejtë që sipërmarrjet shqiptare që çojnë mall në Kosovë përmes portit të Durrësit të kontrollohen dy herë dhe të përballen me dy palë procedura, këtë kemi rënë dakord ta finalizojmë në mbledhjen e 27 nëntorit.

Së treti Shqipëria dhe Kosova duhet të përfitojnë nga mundësitë e ofruara, përmes procesit të Berlinit ne të mund të jemi shembullorë nga përfitimet nga procesi si dy shtete të interesuara për të funksionuar se bashku.

Kemi rënë dakord që t’i japim fund shpenzimeve të kota për seli konsullore veç e veç, kemi folur për një plan të përbashkët ndërtimit të një fondi imobilar që do jetë njëkohësisht i dy shteteve.

Diplomacia jonë do jetë edhe më aktive për njohjen e Kosovës dhe Shqipëria do e mbështesë me të gjithë fuqinë e vet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke qenë qartësisht në anën e Kosovës në funksion të zgjidhjes realiste.

E shikojmë më shqetësim çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku është e domosdoshme të gjendet zgjidhja e këtij ngërçi./Tirana Today

Tags: banshkim doganordurresedi ramaheqja e kontrollit ne kufikonferenceRamush Haradinajvendimet me rendesi

TË LIDHURA

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

09:48 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër
Aktualitet

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para
Aktualitet

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
Next Post
Kosova në UNESCO? Rama zbulon se çfarë i ka thënë presidentit Vuçiç

Kosova në UNESCO? Rama zbulon se çfarë i ka thënë presidentit Vuçiç

Cili është momenti më i vështirë i Barack Obama-s?

Cili është momenti më i vështirë i Barack Obama-s?

Këshillat që çdo vajzë do donte t’i dëgjonte nga e ëma

Këshillat që çdo vajzë do donte t’i dëgjonte nga e ëma

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

by mirseda
09:48 | 29/07/2025
0

Një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, duke...

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

09:45 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

08:59 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com