Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Vëmendje ju lutem! Gent Cakaj ka një lajm të madh për shqiptarët

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vëmendje ju lutem! Gent Cakaj ka një lajm të madh për shqiptarët

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, jep lajmin e mirë për të gjithë qytetarët se janë shtuar vendet të cilat njohin patentat shqiptare. Ministria e Jashtme informon se lejet për drejtim automjeti të lëshuara nga autoritetet shqiptare, aktualisht njihen nga Belgjika, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

Po kështu, ministri Cakaj citon se janë dy procese paralele në zhvillim e sipër për pranimin e lejeve të drejtimit me Italinë dhe Greqinë. Në njoftim, Cakaj shton se pala shqiptare ka dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm teknik pranë autoriteteve gjermane.

Statusi

Vëmendje ju lutem!

Duke qenë të ndërgjegjshëm për vështirësitë e shtetaseve shqiptarë për njehsimin e lejeve të drejtimit nëpër botë,

Dhe,

Duke e ruajtur qëllimin themelor për ndërlidhjen e objektivave madhorë të politikës së jashtme me shqetësimet e zakonshme të shqiptarëve nëpër botë,

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se:

Lejet për drejtim automjeti të lëshuara nga autoritetet shqiptare aktualisht njihen nga këto shtete:

Belgjika: shtetasit shqiptarë në Belgjikë, për një periudhë më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare për drejtim automjeti. Në rast qëndrimi më gjatë në Belgjikë se periudha në fjalë, atëherë shtetasit shqiptarë duhet të bëjnë konvertimin e lejes së drejtimit shqiptare në leje drejtimi belge, sipas procedurave që ndiqen në komunat përkatëse.

Kroacia: shtetasit shqiptarë në Kroaci mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.

Maqedonia e Veriut: shtetasit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2013 e tutje.

Serbia: shtetasit shqiptarë në Serbi mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.

Mali i Zi: shtetasit shqiptarë në Mal të Zi mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.

Kosovë: shtetasit shqiptarë në Kosovë mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2012 e tutje. Pas përfundimit të afatit, marrëveshja është rinovuar dhe ka hyrë fuqi në maj 2019.

Nga ana tjetër, janë dy procese paralele në zhvillim e sipër për pranimin e lejeve të drejtimit me Italinë dhe Greqinë:

Italia: pas daljes së modelit të ri të lejeve të drejtimit, marrëveshja përkatëse që ka hyrë në fuqi në vitin 2009 dhe rinovuar në vitin 2014, i është nënshtruar ndryshimeve teknike të nevojshme. Ndryshimet teknike në marrëveshje janë pranuar parimisht prej dy qeverive dhe marrëveshja e re pritet të hyjë në fuqi pasi palët të njoftojnë njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të brendshme. Sipas parashikimeve të marrëveshjes, kjo çështje pritet të mbyllet përfundimisht shumë shpejtë.

Greqia: marrëveshja dypalëshe për këtë çështje është nënshkruar në maj 2018. Edhe pse pala shqiptare ka përfunduar procedurat e brendshme të nevojshme për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, ajo nuk është ende në fuqi ngaqë pala greke nuk e ka ratifikuar atë në Parlament. Pra, çështja në fjalë nuk varet më nga Qeveria e Shqipërisë, por nga votimi në Parlamentin grek.

Po ashtu, në vijim të njoftimit të mëparshëm, duhet nënvizuar sërish se pala shqiptare ka dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm teknik pranë autoriteteve gjermane. Sidoqoftë, marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit mund të bëhet vetëm pas vlerësimit dhe miratimit paraprak të të gjithë landeve gjermane. Në këtë kuptim, kalimi i marrëveshjes për njohjen e lejeve të drejtimit është një proces që varet nga vlerësimet dhe procedurat e brendshme të institucioneve përkatëse në Gjermani. Pavarësisht kësaj, duke pasur parasysh se njohja e lejeve të drejtimit në Gjermani kërkon kohën e saj objektive, pala shqiptare ka paraqitur kërkesën për njohjen e gjuhës shqipe për provimin e marrjes së lejes së drejtimit gjermane. Po ashtu, kjo është një çështje që tashmë varet prej veprimeve të autoriteteve gjermane.

Në fund, duke pasur parasysh rëndësinë e njehsimit të lejeve të drejtimit për shtetasit shqiptarë nëpër vende të ndryshme të botës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, ka përcjellë propozimet për marrëveshje të ngjashme me Bullgarinë, Francën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Turqinë, Spanjën, Austrinë, Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën, Rumaninë, Slloveninë, Poloninë, Portugalinë, Zvicrën dhe Kanadanë.

Lidhja e marrëveshjeve me këto shtete është një proces që kërkon kohë të konsiderueshme të negocimit teknik. Sidoqoftë, ndarja e hershme e informacionit me ju është pjesë e përpjekjes tonë për të qenë llogaridhënës ndaj jush dhe gjithherë të vëmendshëm ndaj zërit të shtetaseve shqiptarë kudo që ndodhen në botë.

Tags: Gent Cakajleje drejtimimakinat

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Drejtori i Bashkisë së Selenicës: Jam i shokuar, s’kam konflikte e as borxhe

Drejtori i Bashkisë së Selenicës: Jam i shokuar, s’kam konflikte e as borxhe

A do të kthehet Arbana Osmani në “Top Channel”? Ja çfarë ka thënë moderatorja

A do të kthehet Arbana Osmani në "Top Channel"? Ja çfarë ka thënë moderatorja

“Mjaft gënjeve se je 40-vjeçe”, këngëtarja e njohur shqiptare nuk ia lë mangët ndjekëses

"Mjaft gënjeve se je 40-vjeçe", këngëtarja e njohur shqiptare nuk ia lë mangët ndjekëses







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
PROFIL/U zgjodh drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita, detyrat që ka mbajtur

PROFIL/U zgjodh drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita, detyrat që ka mbajtur

12:17 | 30/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll
Bota

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

by mirseda
21:17 | 04/04/2026
0

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti në Stamboll homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ku zhvilluan bisedime për sigurinë...

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi

Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi

20:48 | 04/04/2026
Për herë të parë në 7 vjet, India blen naftë nga Irani

Për herë të parë në 7 vjet, India blen naftë nga Irani

20:47 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com