Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Vëllazëria shqiptare”/Rama: S’na mund dot kush!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Gjatë falimit në çeljen e samitit të diasporës, kryeministri Edi Rama pati kryefjalë ‘bashkimin’. Ai e ka nisur me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, duke i parë ndryshimet atje edhe si rezultat i këtij samiti. Kryeministri deklaroi se pa shqiptarët nuk do kishte Maqedoni të Veriut, nuk do kishte marrëveshje të Prespës e nuk do kishte Maqedoni e Veriut në NATO.

“Është e nevojshme për të ndarë me ju vëllazërisht, disa mendime që besoj i vlejnë vëllazërisë sonë shqiptare, pavarësisht nëse jetojmë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Jugun e Serbisë apo kudo tjetër.

Së pari unë dua të them se nga samiti i shkuar në këtë samit kanë ndodhur disa gjëra, dhe e them me bindje se nga samiti i shkuar në këtë samit, Shqipëria është më e mirë dhe shqiptarët janë më mirë. Nëse ka nevojë t’ju freskoj kujtesën, ishte jo 100 as 10 vjet më parë por ishte mes këtyre dy samiteve momenti kur shqiptarët në atë që sot është Maqedonia e Veriut, u vendosën në shënjestër si të ishin qytetarë të kategorisë së dytë, dhe e ashtuquajtura platforma e Tiranës u kthye në një autodafe për të ndarë hesapin zgjedhor brenda Maqedonisë, duke i fryrë zjarrit të një konflikti që mund ta kishte kthyer atë vend shumë vite prapa.

Falë ndërveprimit vëllazëror, me përgjegjësi kombëtare por edhe me vetëdije të lartë politike mes nesh këtu në Tiranë dhe liderëve në Maqedoni, jo vetëm që shqiptarët sot janë shumë më mirë se ç’ishin dje, por ajo që për presidentin e Maqedonisë quhej e papranueshme, gjuha e Nënë Terezës u bë gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut. Ndaj dua ta përshëndes përzemërsisht dhe jo për protokoll mikun tonë Ali Ahmetin ta falënderoj për praninë dhe realisht ta përgëzoj sepse pa shqiptarët nuk do kishte Maqedoni të Veriut, nuk do kishte marrëveshje të Prespës, dhe nuk do kishte Maqedoni të Veriut në NATO”, deklaroi Rama.

 

TË LIDHURA

Aktualitet

Spitali i Traumës: Efektivi i plagosur në Maliq mbetet i intubuar, por në gjendje të qëndrueshme

12:18 | 06/06/2026
Aktualitet

Dhunoi rëndë një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

11:56 | 06/06/2026
Aktualitet

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026
Next Post

Rama mesazh Bashës nga Samiti i Diasporës

Rama i 'shtrin' dorën opozitës: Kur do flasim?

'Ngacmim seksual' dhe 'shitje të librave me detyrim', shkarkohen 3 pedagogë të Bujqësorit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Spitali i Traumës: Efektivi i plagosur në Maliq mbetet i intubuar, por në gjendje të qëndrueshme

by mirseda
12:18 | 06/06/2026
0

Gjendja e efektivit të plagosur gjatë aksionit në Maliq i cili u dërgua me urgjencë drejt Traumës...

Dhunoi rëndë një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

11:56 | 06/06/2026

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com