Artur Metani është zgjedhur Inspektor i lartë i drejtësisë me 98 vota pro në Kuvend.
Metani ishte renditur i pari në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar Kuvendit. Ai është vëllai i deputetes së PS, Eglantina Gjermeni, e cila nuk mori pjesë në votimin e tij.
Në garë me të ishin edhe Sokol Stojani, Jona Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.
Votimi:
Sokol Stojani – 16 vota pro, 19 kundër
Jona Asimi Sorraj -10 vota pro, 20 kundër dhe 71 abstenim.
Eris Hysi – 9 vota pro, 16 kundër dhe 72 abstenim
Lindita Troja – 12 vota pro, 15 kundër dhe 71 abstenim