Një bombël gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë duke plagosur 4 anëtarë të së njjtës familje. Të lënduarit janë transferuar me urgjencë nga spitali i Shkodrës për në Tiranë, pasi nevojitet mjekim më i specializuar.
Paraprakisht mësohet se personat e plagosur janë: Alketa Gjoka 30 vjeç, Daniela Gjoka 18 vjeç, Klarisa Gjoka 15 vjeç dhe Enrik Gjoka 11 vjeç.
Sipas infermieres së ambulancës, që foli për mediat, “gjendja e tyre është shumë shumë e rëndë”.
“Kanë djegie 85-90 % të trupit, të gjithë janë një familje. Ngjarja ka ndodhur tek hoteli, janë nga Lezha kanë ardhur tel hoteli i tyre që kanë në Velipojë.
Tani dy janë në spitalin e Shkodrës, dy janë nisur me ambulancë. Po presim helikopterin për fëmijën dhe vajzën që janë në gjendje më të rëndë“, tha infermierja.