Veliaj: Rama po sjell çdo javë nga 100 mijë vaksina

Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranësm, ka zhvilluar një bashkëbisedim me strukturat e partisë në njësinë Administrative Dajt.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se në Shqipëri po ndodhin gjëra shumë të rëndësishme, ku veçoi vaksinimin e popullsisë, dhe theksoi se kryeministri Edi Rama çdo javë po sjell nga 100 mijë vaksina.

Ai përmendi dhe disa arsye se përse shqiptarët duhet të votojnë Partinë Socialiste.

Erion Veliaj: “Po ndodhin gjëra shumë të rëndësishme në Shqipëri. Gjëja e parë është vaksinimi për këdo që është mbi 60 vjeç. Edi Rama çdo javë po sjell nga 100 mijë vaksina që deri në maj gjysmë milioni të jenë vaksinuar dhe të kthehemi në normalitet. Lajmi tjetër i mirë na vjen nga Edi Rama dhe PS janë pagat. Ishin 300 mijë lekë. Do të bëhen 400 mijë lekë, 30% më shumë ushqime tek tavolina e bukës, më shumë libra e veshje për fëmijët. Për herë të parë Partia Socialiste dha pension social. Hoqëm tavanin që sot të dalin njerëzit në pension edhe me 300, 350 e me 400 mijë lekë sepse po merr mbrapsht ato që ka kontribuar ndër vite”.