Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërthyer ndaj protestës për ndërtimin e Unazës së Madhe, projekt i cili do të shembë disa banesa. Veliaj u shpreh i vendosur për vijimin e ndërtimit të projektit. Me tone të ashpra, ai iu drejtua PD-së duke i cilësuar si shpellarë, se nuk do ti pengojnë me projektet konkrete. Veliaj vendosi pikat mbi”i”, duke thënë se këtë betejë do ta fitojë civilizimi, e kësisoj të mos falimentojnë si shtet.
“Dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet. Shumica e qytetarëve kërkojnë që Tirana të zgjerohet. Kush do dëshmi, mjafton që të bëjë rrugën nga TEGU tek Komuna Parisit, për 3 minuta. Është i njëjti film që e kemi parë dhe më parë.
Dhe ky film përfundon me fitoren e këtij qyteti. Nuk do të na pengojnë disa shpellarë, që nuk janë civilizuar. Njerëz që vijnë nga shpella, nuk repektojnë qytetin. Ato njerëz në epokën e gurit nuk pranojnë dëmshpërblimin.
Njerëzit thonë që kur të zhbllokohet qarkullimi tek Shqiponja, atëherë do të marri frymë qyteti. Do të mbetemi në epokën e gurit. Nuk ka shanse! Do pranojmë të falimentojmë si shtet, përndryshe.. Këtë betejë do ta fitojë civilizimi.
Për të gjithë ato qytetarë, do të kenë trajnim edhe më të mirë. Kemi ofruar 3 vite qira. Për ato që nuk kanë asnjë letër dhe që kanë zaptuar tokën e dikujt, dhe nuk kanë asnjë letër. Aty kalon rruga. Po i bien me shkel civilizimit. Për të gjithë ato që preken, bonusi i qirasë do të shtyhet për 3 vjet. Ama Bashkia do të heqë një shkollë, se do tu paguajë qiranë”, përfundoi Veliaj.
https://tiranatoday.com/banoret-po-shperdoren-mish-per-top-nga-pd-veliaj-do-e-pesoni-nga-kalamani-i-llastuar/