pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisperabetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombetciopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişholiganbetholiganbet girişbetgitromabet girişromabetgameofbet girişholiganbetbetbey girişgameofbettambet girişbetbeyradissonbet giriştambetcratosroyalbet girişradissonbetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsekabetbetsalvadorholiganbetbetciocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişmarsbahisCasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vdekja e Ardit Gjoklajt/Gjykata akuzon Prokurorinë: Ke bërë hetime ‘selektive’!

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Me 17 prill, Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat e Prokurorisë kundër dy ish punonjësve të kompanisë së riciklimit ‘3R’ – Edmond Kallari dhe Dëfrim Hakrama, të cilat akuzoheshin për shkeljen e rregullave në punë gjatë aksidentit tragjik që i shkaktoi vdekjen Ardit Gjoklajt në 7 gusht 2016.ardit-gjoklaj-600x398

Edmond Kallari u gjet fajtor për drejtimin e një fadrome pa ‘leje drejtimi’ dhe u dënua me 2 vjet heqje lirie; por për shkak se masa e dënimit kishte filluar një ditë pas aksidentit në landfillin e Sharrës, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm për të dy të pandehurit.

Hakrama dhe Kallari, të cilët punonin respektivisht si përgjegjës turni dhe fadromist për kompaninë e riciklimit 3R ishin dy të akuzuarit e vetëm për vdekjen 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në Sharrë – një kantier që ishte promovuar si i sigurtë nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në vendimin e zbardhur, një kopje e së cilit është siguruar nga BIRN,  trupa gjykuese e udhëhequr nga gjyqtari Gerd Hoxha, me anëtarë Petrit Çomo dhe Arben Micka e ka akuzuar Prokurorinë e Tiranës për hetime të paplota dhe selektive, duke theksuar se hetuesit nuk kanë arritur as të zbardhin saktësisht dinamikën e ngjarjes.

I pyetur nga BIRN mbi vendimin e gjykatës, prokurori i çështjes Julian Zonja u shpreh se nuk e kishte marrë ende të zbardhur arsyetimin e vendimit, por e kishte apeluar atë. Ai shtoi se hetimet vazhdonin për përgjegjësitë e kompanisë ‘3R’, por ato ishin mbyllur për bashkinë e Tiranës.

Hetime selektiveLandfilli i Sharrës është nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Por në shkurt 2016, kompania “3R” shpk me seli në Peqin instaloi një impiant për seleksionimin dhe menaxhimin e mbetjeve në landfill.

Para vdekjes tragjike të Ardit Gjoklajt, impianti i kompanisë “3R” shpk në Sharrë u vizitua dy herë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në kronikën televizive të një prej vizitave në landfill, të transmetuar me datë 16 qershor 2016, Veliaj lançoi planin e tij për ndalimin e seleksionimit të mbetjeve nga kazanët e plehrave dhe u sugjeroi të gjithë atyre që siguronin bukën e gojës përmes këtij aktiviteti që të punësoheshin ligjërisht në landfill dhe të merrnin rrogë me “sigurime shoqërore”.

Ftesa e Veliajt  shërbeu si nxitje për shtimin e krahut të punës në impiantin e instaluar në Sharrë nga kompania “3R” shpk. Në të kundërt, asnjë prej standardeve të premtuara nga kryebashkiaku nuk u aplikua gjatë procesit të punës.

Trupi i pajetë i 17 vjeçarit, i cili punonte si punëtor lopate në turnin e natës në kapanonin e ricklimit të kompanisë 3R u zbulua me 7 gusht 2016 në sheshin e grumbullimit të mbeturinave të ricikilimit. Një ditë më pas, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 4 personave si të dyshuar në ngjarjen që i mori jetën 17 vjeçarit.

Përveç fadromistit Edmond Kallari dhe përgjegjësit të turnit, Dëfrim Hakrama, policia  arrestoi dhe 53-vjeçarin Besnik Braha –  me detyrë përgjegjës firme si dhe 45 vjeçarin Bujar Daja – përgjegjës i punonjësve në landfill. Policia gjithashtu shpalli në kërkim pronarin e kompanisë ‘3R’, Edurim Teqja.

Megjithatë, pak muaj më vonë Prokuroria e Tiranës i pushoi hetimet  ndaj Brahas dhe Dajës, ndërkohë Teqja nuk u procedua penalisht.  Shmangia nga hetimi i drejtuesve të kompanisë nga Prokuroria është cilësuar si vendim selektiv nga ana e gjykatës.

Gjykata thotë se me 3 shkurt  2017, Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj Besnik Brahas duke argumentuar se ai nuk kishte detyrë kontrollin e respektimit të rregullave të sigurimit teknik që kishin të bënin me punën në landfill.

“I njëjti argument duhet të shërbente edhe për Dëfrim Hakramën, i cili rezulton të ishte pa një kontratë pune dhe jo i ngarkuar nga kompania si përgjegjës teknik,” shprehet gjykata në vendim.

I pyetur nga BIRN, prokurori Julian Zonja tha se vendosi pushimin e hetimeve ndaj drejtuesit teknik të kompanisë “3R”,  pasi nuk kishte asnjë dokument që e vërtetonte  pozicionin e tij të punës, por ai shtoi se hetimet për  kompaninë ende vijojnë.

“Unë nuk sigurova asnjë dokument që të vërtetonin se Besnik Braha ishte drejtues teknik. Ai ishte aty miqësisht për shkak të lidhjeve që kishte,” tha Zonja.

“Nuk e vërtetonim dot punësimin e tij ndaj dhe u pushua çështja në ngarkim të tij. Por ne po vijojmë hetimet ndaj përgjegjësive që kompania “3R”  kishte në landfill,” shtoi ai.

Vdekje pa autor

Për sa i përket rolit të fadromistit Kallari, Gjykata e Tiranës gjithashtu shprehet në vendimin e saj se jo vetëm prokuroria ka dështuar të provojë që ai është përgjegjës për vdekjen e Gjoklajt, po aq më tepër prokuroria ka qenë e paaftë të përcaktojë mekanizmin e ngjarjes.

Duke iu referuar provave  të servirura gjatë procesit gjyqësor – si dëshmitë e punëtorëve, pamjet filmike dhe akteve të ekspertimit, gjykata thotë se nuk vërtetohet që fadromisti  të jetë autori i vrasjes 17 vjeçarit.

“Edhe po t’i qëndrojmë pretendimit absurd të organit të akuzës se nuk është parë nga dëshmitarët, do të ishte kapur nga kamerat e sigurisë. E vërteta është se i akuzuari nuk ka punuar dhe nuk është afruar me mjetin e tij në vendin në të cilën është gjetur viktima,” shkruhet në vendim.

Gjykata në vendim e fshikullon prokurorinë se nuk ka bërë hetime të thellura për të zbardhur të vërtetën.

“Faktet duhet të kishin shkundur policinë dhe prokurorinë për të kryer hetime të thella dhe të specializuara  me të gjitha metodat dhe format e lejuara ligjore,” shprehet trupa gjykuese.

I pyetur nga BIRN, prokurori Zonja u shpreh se edhe pse provat për vekjen e Ardit Gjoklajt janë rrethanore, ato janë të mjaftueshme për vërtetimin e akuzave.

“Ne e dinim që nuk ishte e saktë koha dhe vendi i ngjarjeve, si dhe provat që kishim ishin rrethanore, por referuar  deklarimeve është shumë e sigurt që viktima ka gjetur vdekjen në landfill,” tha ai.

“Është e vërtetë që provat shkencore nuk vërtetuan që vendi i ngjarjes të jetë pikërisht  vendi ku u gjet viktima… por nisur nga indiciet dhe të dhënat rrethanore ne kemi bindjen se të akuzuarit janë përgjegjës për vdekjen e 17 vjeçarit,” shtoi Zonja.

Prokurori gjithashtu i tha BIRN  se po vijojnë hetimet për përgjegjësitë e kompanisë  “3R” në këtë ngjarje, por sa i përket bashkisë së Tiranës hetimet janë mbyllur.

“Ne po hetojmë përgjegjësitë që kompania kishte në zbatimin e kushteve të sigurisë teknike për punonjësit  e saj në landfillin e Sharrës.  Shpresojmë që shumë shpejt çështjen do ta çojmë në gjykatë,” tha Zonja.

“Bashkia e Tiranës kishte një kontratë që i kalonte përgjegjësitë  kompanisë “3R”,  kështu që deri më tani nuk na kanë dalë prova për implikimin e  bashkisë,” përfundoi ai.

Burimi: BIRN

Tags: ‘selektive’akuzonArdit GjoklajGjykatahetimeProkurorinë

TË LIDHURA

Politikë

Berisha: Heqja e sanksionimit të SHBA-së ndaj meje, korrigjim i një vendimi të padrejtë

13:54 | 13/06/2026
Aktualitet

I konsideruar i pabanueshëm pas ekspertizës, nis prishja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në Durrës

13:24 | 13/06/2026
Aktualitet

Vjedhje jashtë vendit, shitje në argjendari/ Arrestohet 27-vjeçari, në kërkim 45-vjeçari

13:05 | 13/06/2026
Next Post

Protesta/Vllaznia “buzë varrit”, shkodranët përdhosin Bashkinë (Foto+Video)

Emri/Shqiptari, koka e bandës kriminale në Mal të Zi. Ja pasuritë që sekuestrohen

Shaqiri merr frytet e asaj që jep në fushë, e kërkon gjiganti anglez







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Berisha: Heqja e sanksionimit të SHBA-së ndaj meje, korrigjim i një vendimi të padrejtë

by mirseda
13:54 | 13/06/2026
0

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarë dhe simpatizantë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet mbi...

U vra gjatë sulmeve të SHBA dhe Izraelit, zbulohet data e varrimit të Ali Khameneit

13:53 | 13/06/2026

I konsideruar i pabanueshëm pas ekspertizës, nis prishja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në Durrës

13:24 | 13/06/2026

Vjedhje jashtë vendit, shitje në argjendari/ Arrestohet 27-vjeçari, në kërkim 45-vjeçari

13:05 | 13/06/2026

Policia e Tiranës: 1436 vepra penale në maj, u zbuluan autorët në 92.6% të rasteve

12:26 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com