E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Vdekja e Maradonës/Mjeku: Ishte pacient i pamenaxhueshëm, s’kam gabuar

Ende ka hije dyshimi mbi vdekjen e Diego Armando Maradona, ndërsa dyshohet se ai mund të jetë vrarë. Por këto të gjitha mbeten hipoteza, për sa kohë nuk ka fakte konkrete. Infermierja që kujdesej në turnin e natës, ka pranuar se ka gënjyer që ka bërë kontroll rutinë ditën e vdekjes. Hetuesit dyshojnë se ajo nuk ka hyrë gjatë natës për kontroll, dhe ka gënjyer në raportin e saj. Sipas “The Mirror”, hetuesit thanë: “Infermierja deklaroi se ajo ka kontrolluar shenjat jetësore të tij, por ajo në fakt e ka lënë atë të pushojë”, thuhet në raportin hetimor. Por edhe më tepër e dyshimtë është qëndrimi i mjekut të Diego Armando Maradona, i cili ka thënë për të ndjerin se ishte pacient i pamenaxhueshëm.

Policia në Buenos Aires kishte shkuar në shtëpinë dhe klinikën private të mjekut Leopoldo Luque, dhe ka mbledhur dosje, duke qenë se prokurorët kanë nisur hetimin lidhur me rrethanat e vdekjes së Maradonas. Dr. Luque u tha gazetarëve të dielën se ka mbështetjen e ekipit profesional, Shoqatës Argjentinase për Neurokirurgji.

“Të gjithë ishim grumbulluar për më të mirën për Diegon: mjekët, unë, familja e tij. Asgjë nuk mund të bëhej pa vullnetin e tij. Ne u përpoqëm të bënim një skemë kontrolli për çështjen e barnave që i merrte dhe të kontrollonim konsumimin e alkoolit. Nuk kishte kriter mjekësor. Maradona ishte pacient i pamenaxhueshëm që duhet ta dërgonim në një qendër rehabilitimi, por na duhej miratimi i Diegos. Ishte vendimi i tij”, ka deklaruar Dr. Luque, citon AS.

Mjeku i ka mëshuar fort faktit se nuk ka pasur kurrfarë gabimi mjekësor. Sipas tij, Diego Armando Maradona ka pasur probleme me zemrën.

“Këtu nuk ka vendim, ka kritere mjekësore. Kur ke të bësh me një pacient, kriteri i lëshimit varet nga pacienti. Nuk ka pasur kurrfarë gabimi mjekësor. Ai ka pasur probleme me zemrën që mund të ndodhë te një pacient si ai. Gjithçka e mundur është bërë për ta zvogëluar atë mundësi, mirëpo nuk mund ta bllokosh mundësinë. Kam pasur miratimin e plotë të Shoqatës Argjentinase të Neurokirurgjisë që Diego kishte nevojë për operacion. Gjashtë mjekë e kanë ekzaminuar.

Vdekja nuk ka pasur të bëjë (me ndërhyrjen kirurgjike). Ai u lëshua pas operacionit. Gjëja ideale për të do të ishte që t’i nënshtrohej rehabilitimit, por ai nuk deshi. Ne e morëm një infermiere që ta shoqëronte, por ai e kishte lëshimin mjekësor. U përpoqëm ta mbanim në klinikë, mirëpo nuk është një qendër rehabilitimi. E zgjata hospitalizimin sa më shumë që munda. Jam në dispozicion të departamentit të drejtësisë. Me Diegon, e bëra më të mirën e mundshme. Jam krenar me atë që kam bërë. Nuk kam asgjë për të fshehur”, ka rrëfyer më tej mjeku.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...