Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas krahasimit që kryeministri Rama bëri në Librazhd duke e krahasuar veten me Duçen.
Vasili, përmes një postimi në ‘Facebook’, shprehet se kreu i qeverisë do të përfundojë i varur në litar si diktatori italian Benito Musolini.
“Edi Rama di fillimin, por po i kujtojmë dhe fundin. Nga Librazhdi Edi Rama deklaroi se do bëhet si Musolini dhe do shkrijë parti e do bëjë hatanë si ai.
Edi Rama na tregoi se ja di fillimin historisë. Por historia e Musolinit ka edhe një fund, pikërisht në Piazzale Loreto në Milano, ku së bashku me Clareta Petaccin e varën me kokë poshtë.
Le ta shohë foton e Musolinit kokëposhtë e me litar ne qafe dhe le te mendohet pakëz…”, shkruan Vasili.
Kujtojë se Rama duke folur për djegien e mandateve, foli rreth vdekjes së opozitës ashtu si një parti italiane në vitet e para të shekullit që shkoi.