Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur për zërat se mes opozitës ka krisje, dhe se po shkojnë të përçarë në zgjedhjet e 25 prillit.
I ftuar në emisionin ‘’Frontline’, Vasili u shprehse këto ‘gojë’ nuk janë të liga e as të zgjuara, port ë paguara.
Sipas tij, marrëveshja e para pak javëve PD-LSI ishte thjesh simbolike pasi bashkëpunimi ka nisur që në 2017 kur kjo e fundit doli në opozitë.
Petrit Vasili: ”Kam disa vite që qesh me këto, nuk janë gojë të liga, por të paguara. Po të ishin të liga e të zgjuara do bënin një analizë. Nuk besoj se ka një aleancë 4-vjeçare që nis nga ditët e para në opozitë. Bashkëpunimi jonë nuk nis me firmosjen, ishte simbolike, ndarje programore. Ka filluar që në 2017, kemi bërë mbledhjet e përbashkëte, u finalizua në 2019. Etapa të një bashkëpunimi, në betejë dhe aksion. Kemi kaluar një betejë në terren nga më intensivet. Në 2017, koherenca është e plotë. Kur kemi dalë në opozitë, pasi konkluduam cilët ishin elementët parimorë, dhe rrezikshmërinë e Ramës pas vjedhejs së zgjedhjeve, sepse si ne dhe PD u vendosëm para saj. E kam deklaruar që në 28 qershor, kur kam thënë që këto janë zgjedhjet më të shëmtuara.”