Video/ Tension para ndeshjes, spanjollët kërkojnë të largohet flamuri i Kosovës

Nuk ka qenë aspak e qetë situata pak para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Spanjës, e cila luhet në Sevilla.

Gazetarët dhe disa tifozë të ‘Dardanëve’ që janë të pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, ka zbuluar se kanë pasur disa probleme.

Ai ka zbuluar se atyre iu afruan autoritet e Federatës Spanjolle te Futbollit duke kërkuar t’ia marrin flamurin e Kosovës.

Sipas videos së Klan Kosovës shihet që kërkesa e tyre për t’ia marrë flamurin e Kosovës nuk ishte armiqësore, me pretekstin se janë urdhërat janë nga lart.Mirëpo me insistimin e tyre, në veçanti të kryetarit të Dardanëve, Lulzim Berisha, flamuri ka qëndruar.