Nga radhët e LSI-së, kanë reaguar në lidhje me qëndrimin e radhës nga Rama, sa i takon vajzës së dhunuar nga djali i deputetit socialist. Petrit Vasili, me një gjuhë të ashpër thotë se kryeministri i cili kishte mbyllur gojën që të fliste për shefat e policisë së drogës në arrati, sot kërcënon haptazi denoncuesit e dhunës.
Mjaft i drejtpërdrejtë ndaj Ramës, ai shpërthen ndaj tij, duke e cilësuar si një ngjarje anormale që të kërcënojë. Në vazhdën e akuzave, Vasili thotë se heronjtë e tij janë ata që përdhunojnë, trafikojnë drogë, janë pjesë e kriminelëve.